Nuk mjafton
mund të të falënderoj sa duhet Ty
Ty që më fale jetë
A mund të bëjë mirë ashtu siç Ti për mua bënë.
Fjalët ndonjëherë janë të mëdha, por kur gjenden përpara diçkaje madhështore,
ato mbesin shumë, shumë të vogla, ndonjëherë nuk shihen fare.
Mirëpo Ti prapë se prapë na shpërblen edhe për atë pak punë që e bëjmë.
Ti na gjendesh pranë çdo herë kur ne kemi nevojë.
Na mban shpresën gjallë kur ajo fillon të vdes.
Na bënë të jemi të durueshëm edhe në momentet më të vështira.
Na bënë të vendosur fort pas asaj që pretendojmë ta plotësojmë.
Nuk ka asgjë më mrekulluese për faktin që Ti je Krijuesi ynë dhe i çdo gjëjë që ekziston.
Nuk ka mendim më të mirë kur e di se ekziston dikush që në Të mbështetesh pa u brengosur.
Gjithçka përmbyllet dhe përsoset me Islamin që na ke dhënë.
Ne jemi krijuar për Islam dhe Islami është i krijuar për ne, një bashkëveprim i jashtëzakonshëm dhe përputhës në çdo aspekt.
Jemi lindur me të dhe do vdesim me të.
Jetojmë për të sepse ai është dëshira e Zotit.
E ka bërë ligj për ne dhe program jetësor.
O Perëndi, ndjehem shumë i vogël për të thënë diçka të madhe, fjalën Tënde.
Mahnitem kur e di se thellë brenda zemrës dhe shpirtit tim gjendet diçka jashtëzakonisht e madhe, e vlefshme dhe e nevojshmë, njohuria për Ty.
Ndjenja se unë i përulem dhe i nënshtrohem Dikujt që meriton të gjitha vyrtytet e përsosmërisë më bënë të jem njeriu më i lumtur dhe më krenar në univers.
Kur fjalët e tua citoj, nuk ka pushtet që i mund ato, nuk ekziston fuqi që i shkatërron ato, nuk ka asgjë që ua kalon atyre, ato mbesin përsëri të palëkundura edhe përkrah lëkundjeve të kohës.
Ato shkëlqejnë edhe përkrah errësirës që vazhdimisht kalon.
Mrekulli është fakti që jam gjallë.
Mrekulli është dhe jeta që e jetoj.
Mrekulli janë gjërat që përjetoj.
Gjithçka për mua është mrekulli, që prej momentit që unë frymoj.
pregatiti ummu-muslimanja