muslimanja@79 Motrat islame
Numri i postimeve : 13 Data e regjistrimit : 12/09/2010
| Titulli: Sinqeriteti,devotsheria,morali jane shenja te besimtarit! Mon 13 Sep 2010 - 17:04 | |
| Vërtetësia ka një pozitë të lartë në Islam, bile në të gjitha fetë, jo vetëm pse vërtetësia është një virtytë i vlefshëm, por sepse është bazë e imanit të pranuar te All-llahu, është themel i shpëtimit nga denimi i All-llahut, me te dallohen besimtarët e vërtetë nga ata gënjeshtarë dhe muanfikë. Imam Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë: “Sidku- vërtetësia është pozita më e madhe e njerëzve që janë duke ecur drejt All-llahut, prej kësaj pozite degëzohen të gjitha pozitat dhe shkallët drejt All-llahut, është rruga më e drejtë, ai që nuk e ecë këtë rrugë është i shkatërruar, me te dallohen pronarët e imanit nga pronarët e nifakut, banorët e xhennetit nga banorët e zjarit. Sidku – vërtetësia është shpata e All-llahut në tokë, në qoftëse vëndohet mbi ndonjë gjë, sigurisht se do ta presë, e nëse ballafaqohet me të kotën sigurisht se do ta shkatërron dhe do ta ngadhnjen. Kush sulmon me te, kurrë nuk humbë dhe kush flet me te, fjala e tij ngritet mbi fjalët e armiqëve. Sidku- vërtetësia është shpirti i veprave, provues i gjendjeve, nxitës të futesh në vështirësi dhe dera nga e cila kanë hyrë njerëzit te Madhëria e All-llahut. Sidku- vërtetësia është themeli mbi të cilin ngritet feja dhe shtylla e bindjes. Grada e sidkut- vërtetësia është mënjëherë pas gradës së pejgamberllëkut, e cila është grada më e lartë në botë. Prej vendbanimeve të tyre në xhennet rrjedhin burimet dhe lumenjt deri te vendbanimet e të vërtetëve, ashtu sikurse në dunja rrjedhke dituria nga zemra e tyre në zemrën e të vërtetëve. Rëndësia e kësaj teme
Rëndësia e kësaj teme në jetën e muslimanëve të sodit, e sidomos në jetën e punonjsive islamik, është shumë e madhe. Këtë do ta shfaqim në këto pika: 1- Sidku- vërtetësia është baza e imanit dhe shtylla kryesore e tij, pa te nuk pranohen veprat dhe ibadetet, kurse me te fitohet shpërblimi Ditën e Kijametit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: { لِيَجْزِيَ اللَّهُ الصَّادِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّب }(الأحزاب: 24) “Që All-llahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre…”. (El-Ahzab: 24). { هَذَا يَوْمُ يَنفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ } (المائدة: 119) “Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre”. (El-Maide: 119). Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Vërtetësia është baza e të mirave dhe vepra përmbledhëse e tyre, kurse gënjeshtra është baza e të këqijave dhe organizuesi i tyre. Kjo del në sesh nga këto pika: vërtetësia dhe gënjeshtra e dallojnë besimtarin nga munafiku, vërtetësia është baza e bamirësisë, kursë gënjeshtra baza e të këqijave dhe se mbi të vërtetit zbresin melekët, kurse mbi gënjeshtarët zbresin shejtanët” { هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَى مَنْ تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ (*) تَنَزَّلُ عَلَى كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ (*) يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ} (الشعراء:221- 223) “A t'u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn”. (esh-Shuara: 221-223). 2- Vërtetësia në çdo gjë njeriun e sjellë në gradë të siddikinëve, që është grada e dytë pas pejgamberllëkut. Kur themi vërtetësia, nuk kemi për qëllim vetëm të folurit fjalë të vërteta por vërtetësi në çdo gjë, në nijete, në fjalë, në vepra, por në të gjitha këto gjëra. Nëse njeriu e lufton vetveten që gjithmonë të jetë i vërtetë, kjo e sjellë në gradën e sddikinëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “…njeriu vazhdon të jetë i vërtetë derisa regjistrohet te All-llahu, siddik…”. (Buhariu dhe Muslimi). Ibn Kajimi [rahimehull-llah] duke e përshkruar këtë kategori të njerëzve thotë: “kategoria e katërt: janë trashëgimtarët e Pejgamberëve dhe zëvendësit e tyre në popujt e tyre. Ata veprojnë sipas asaj me të cilën janë dërguar, me dituri, vepër dhe duke i thirrur njerëzit në fenë e All-llahut, sipas metodës dhë rrugës së tyre. Kjo është kategoria ma e mirë e njerëzve pas Pejgamberëve, kjo kategori është kaetogaria e siddikinëve. Andaj All-llahu i përmendë mënjeherë pas Pejgamberëve në Kur'an duke thënë: { وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقًا}(النساء: 69) “E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69). Këta njerëz janë rabbanijunët, të thelluarit në dituri, ndërmjetësuesit mes pejgamberëve dhe popujve të tyre, janë zëvendësit, miqtë, partia dhe bartësit e fesë së tij. Këtyre u është garantuar se do të mbesin në të vërtetë, e nuk do t’ju bëjë dëm ai që u kundërshtohet e as ai që i tradhëton, deri të vjen kijameti ata në këtë gjendje kanë me qenë”. 3- Frytet e mëdha që i mundëson vërtetësia në dunja dhe ahiret. Këtë do ta sqarojmë pak më gjërësisht në kaptinë që do të flasim mbi “frytet e vërtetësisë”. 4- Reziku i gënjeshtrës dhe nifakut dhe gjurmët e tyre negative te individi dhe shoqëria, sidomos në shoqëritë tona bashkëkohore, ku gënjeshtra, mashtrimi, nifaku, janë në shtim të vazhdushëm, kurse të vërtetët dhe vërtetësia është në pakësim të vazhdueshëm. Saqë për këto qëllime janë themeluar dhe shkolla dhe metoda. 5- Shfaqja e disa shenjave të dobësisë së vërtetësisë te hoxhallarët dhe talebet, që janë duke dalur në shesh nëpërmjet disa sjelljeve dhe gjesteve që janë në kundërshtim me vërtetësinë në thirrjen në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. 6- Konflikti i madh që ekziston sot mes të vërtetës dhe të kotës, mes të mirës dhe të keqës, mes burrave që thërrasin në përmirësim dhe atyreve që thërrasin në prishje, na detyron që të jemi sa ma të vërtetë me All-llahun, të jemi sa ma të bindur në gitoren dhe shpërblimin e All-llahut, që mos të rëshqasin këmbët dhe të mos dobësohet vullneti përballë kësaj sprove të madhe dhe beteje të egër mes të vërtetës dhe të kotës. Në këtomomente dallohet i vërteti nga i koti. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: { الم (*) أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ (*) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ }(العنكبوت: 1- 3) “Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebut: 1-3).
Definicionet rreth sidkut- vërtetësisë
Sidk- vërtetësi gjuhësisht dmth: e kundërta e gënjeshtrës, ose përputhja e fjalës me ndërgjegjën dhe me atë për të cilën lajmëron, nëse mungon njëri kusht, atëherë është gënjeshtër ose mes gënjeshtrës dhe të vërtetës. Psh, nëse munafiku thotë: Muhammedun Resulull-llah, mund të themi se e ka thënë të vërtetën, pasiqë me të vërtetë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është Pejgamber, por mundet të themi edhe se ka gënjyer, pasiqë është në kundërshtim me ndërgjegjën e tij. Nga kjo që thamë kuptojmë se realiteti i sidkut- vërtetësisë është më e gjërë sesa të kaplojë vetëm fjalët, por kaplon nijetin, vendosshmërinë, vullnetin, thënjet dhe veprat. Imam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “duhet ditur se sidku- vërtetësia dhe tasdiku- vërtetimi, mund të jetë në fjalë dhe në vepra….andaj kur thonë njeri i vërtetë e kanë për qëllim njeriun e vërtetë në dëshirë, qëllim dhe kërkim, i cili është i vërtetë në vepra, në lajmet dhe fjalët e tija. Kurse munafiku është kretësisht në kundërshtim me besimtarin e vërtetë, pasiqë ai është gënjeshtar në lajmet dhe veprat e tij, sikurse ai që i bënë vepart për syefaqe. Kurse dijetarët kanë dhënë definicione të ndryshme rreth sidkut, prej tyre janë edhe këto: - Abdul-Vahid ibn Zejdi thotë: sidku është besnikëri ndaj All-llahut me vepra. - Disa kanë thënë: sidk- vërtetësi është përputhja e asaj që e fsheh me atë që e shpreh. - Tjerët kanë thënë: barazia mes asaj qe e ka brenda dhe asaj që e shfaqë hashtë. - Disa kanë thënë: sidk dmth ta thoshë të vërtetë në vend ku mund të shkatërohesh. - Disa tjerë kanë thënë: sidk dmth të thuash të vërtetën te ai që e shpreson ose frikohesh prej tij. - Disa kanë thënë: “nuk mund tia ndienë erën sidkut ai që e mashtron vetveten ose tjetërkend. - Ibrahim Havasi thotë: njeriun e vërtetë nuk mund ta gjesh askund përveç se duke bërë ndonjë farz ose ndonjë nafile. - Xhunejdi thotë: realiteti i sidkut- vërtetësisë është që mos të gënjeshë, edhe nëqoftëse vetëm gënjeshtra në atë rast të shpëton. - Njeriu i vërtetë i posedon tre gjëra: ëmbëlsinë, simpatinë dhe autoritet.
Dallimi mes sidkut- vërtetësisë dhe ihlasit- sinqeritetit
“Vërtetësia dhe sinqeriteti janë prej veprave më të mëdha të zemrës dhe janë baza e imanit. Vërtetësia është dallimi mes imanit dhe nifakut, kurse sinqeriteti është dallimi mes tevhidit dhe shirkut, qoftë në thënjet e veprës dhe besimit të tij, ose në vullnetin dhe nijetin e tij. Andaj veprat, kurse vepra më e madhe është shehadeti nuk pranohet nëse nuk realizohen këto dy kushte: vërtetësia dhe sinqeriteti. Andaj këto dy vepra janë kushte të shehadetit. All-llahu në bazë të këtyre dy kushteve e përgënjeshtroi pretendimin e munafikave dhe dëshminë e tyre mbi imanin e tyre: { إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ}(المنافقون: 1) “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu)”. (El-Munafikun: 1). {وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ}(العنكبوت: 3) “Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebut: 3). Ashtu sikurse e asgjësoi mendimin e pronarëve të librit se feja e tyre është e vërtetë, në mungesë të sinqeritetit, duke thënë: { لَمْ يَكُنْ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنفَكِّينَ حَتَّى تَأْتِيَهُمْ الْبَيِّنَةُ.....وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ}(البينة: 1-5) “Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,… E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejjine: 1, 5). Këto dy vepra edhe pse shumë herë janë të përafërta në kuptim dhe sinonime, mirëpo shpesh herë dallimin mund ta kuptojmë nga gjërat e kundërta me ta. Psh. e kundërta e vërtetësisë është mos pasja për qëllim aspak All-llahun gjat bërjes së një vepre, sikurse që falet njeriu rrejshëm, nuk e ka për qëllim me këtë vepër All-llahun dhe namazin, por ndonjë qëllim krejtësisht tjetër, ashtu siç kanë vepruar munafikët. Kurse e kundërta e sinqeritetit është mosbërja e ndonjë ibadetit vetëm për hirë të All-llahut, sikurse njeriu që flaet, mirepo këtë namaz ia drejton edhe tjerëve përveç All-llahut. Prej gjërave në të cilën dallojnë është edhe kjo: vërtetësia nuk është e veçantë vetëm në besim, por mund të jetë edhe në vepra, përdallim nga sinqeriteti i cili mund të jetë vetëm në besim edhe pse gjurmët e tij dalin edhe në gjymtyrë. Aq sa i zbaton besimtari degët e imanit, aq fiton nga vërtetësia, kështu vazhdon derisa të arrijë gradën e siddikut. Dhe aq sa e realizon besimtari sinqeritetin aq ngritet në shkallët e të sinqertive, prej të cilëve All-llahu e ka larguar mashtrimin dhe lajthitjen e shejtanit dhe i ka lavdëruar në të gjithë popujt”.
Hapësirat ku kërkohet vërtetësi
Një: vërtetësi në fjalë. Secili besimtarë duhet ti ruan fjalët e veta dhe mos të thotë gënjeshtra. Kjo gradë është më e njohur, kur flitet mbi vërtetësinë. Duhet kujdesur që edhe gjatë lutjeve njeriu të jetë i vërtetë në atë që e thotë, e jo ai të thotë gjatë lutjes: “ Ty ta kam kthyer fytyrën time”, kurse fytyra e tij në realitet është e kthyer nga lindja ose perendimi, nga dunjaja, e jo nga All-llahu. Dy: vërtetësi në nijet dhe vullnet. Kjo ka të bëjë me sinqeritetin. Nëse veprat e veta përziehen me ndonjë njollë të epshit të tij, atëherë mungon vërtetësia e nijetit, kështuqë pronari i këtyre veprave mundet të jetë gënjeshtar, sikurse është rasti me ata tre persona: dijetari, pasaniku dhe luftëtari. Këta njerëz kanë gënjyer në bazë të nijetit të tyre e jo në veprat e tyre. Tre: Vërtetësi në premtim se do të bësh ndonjë vepër dhe përmushje e këtij premtimi. Pjesa e parë vjen në shprehje duke thënë: nëse All-llahu më jep pasuri do ta harxhojë të gjithën në rrugë të All-llahut. Kjo është premtim, mund të jetë i vërtetë ose mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Kurse pjesa e dytë vjen në shprehje nëse premton dhe e përmbushë këtë premtim. Andaj All-llahu ka thënë: { مِنْ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ} (الأحزاب: 23) “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut,…”. (El-Ahzab: 23). Katër: vërtetësi në vepra. Dmth në këtë vepër të jenë të barabarta te ai edhe brendësia e tij edhe ajo që e shfaqë, mos të jetë i devotshëm nga jashtë, kurse nga brenda të jetë në kundërshtim me atë që e publikon. Muterrifi thotë: nëse janë të barabarta e fshehta e robit dhe ajo që e publikon, Zoti thotë: ky është robi i Imi i vërtetë. Pesë: vërtetësi në pozitat e fesë. Kjo është shkalla më e lartë, siç është vërtetësia në frikë ndaj All-llahut, vërtetësia në shpresë ndaj All-llahut, vërtetësia në zuhd, në kënaqësi, në dashuri, në tevekul, etj. Këto vepra kanë fillime nga të cilat nisen, pastaj ato kanë synime dhe realitete, i vërtetë dhe realizues i sinqertë i tyre është ai që e arrinë realitetin e tyre. All-llahu thotë: { إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ هُمْ الصَّادِقُونَ}(الحجرات: 15) “Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit”. (El-Huxhurat: 15). Për të qartësuar këtë shkallë, do të japim këtë shembull. Nëse një besimtar i frikohet All-llahut aq sa për të marur emrin njeri që i frikohet All-llahut, duke mos arritur realitetin e frikës prej All-llahut, ky njeri kur të frikohet prej ndonjë sulltani zverdhet dhe dridhet nga frika se do ta godet ndonjë gjë e keqe. Kurse ai pretendon se i frikohet zjarit, mirepo asnjë gjest prej këtyreve që i përmendë nuk i shohim në trupin e tij. Për këtë ka thënë Amër ibn Kajsi: i habitem habitem xhennetit që flenë kërkuesi i tij dhe xhehenemit që flenë ikësi prej tij. Arritja e kulmit në këtë shkallë është një gjë shumë e vështirë, mirëpo nuk kanë vlerë këto pozita nëse nuk arrihet kulmi i tyre. Secili njeri i fiton këto gjëra sipas gjendjes së tij. Nëse është i fortë quhet i vërtetë, e nëse All-llahu e di se një njeri është i vërtetë e dëgjon. Me qenë i vërtetë në të gjitha këto pozita është vështirë, njeriu mundet të jetë i vërtetë në disa pozita e në tjerat mos të jetë i vërtetë. Prej shenjave të vërtetësisë është fshehja e fatëkeqësive dhe ibadeteve dhe urrejtja ti shohin njerëzit këto gjëra.
Ajetet dhe hadithet që flasin reth kësaj teme
{ لَيْسَ الْبِرَّ أَنْ تُوَلُّوا وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ وَآتَى الْمَالَ عَلَى حُبِّهِ ذَوِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَالسَّائِلِينَ وَفِي الرِّقَابِ وَأَقَامَ الصَّلَاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَالْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُوا وَالصَّابِرِينَ فِي الْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ وَحِينَ الْبَأْسِ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُتَّقُونَ}(البقرة: 177) 1- “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit”. (El-Bekare: 177). { يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ}(التوبة: 119) 2- “O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit”. (Et-Teube: 119). { مِنْ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُمْ مَنْ يَنْتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا (*) لِيَجْزِيَ اللَّهُ الصَّادِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّبَ الْمُنَافِقِينَ إِنْ شَاءَ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا} (الأحزاب: 23- 24) 3- “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi. Që All-llahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t'i ndëshkojë, nëse do, ose t'ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues”. (El-Ahzab: 23-24). { طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ فَإِذَا عَزَمَ الْأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ}(محمد: 21) 4- “Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut”. (Muhammed: 21). { إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ هُمْ الصَّادِقُونَ}(الحجرات: 15) 5- “Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit”. (El-Huxhurat: 15).
Hadithet që flasin mbi këtë temë:
1- Në tregimin e tre personave që i zuri shiu dhe hynën në shpellë për tu strehuar nga shiu, e pasiqë iu mbyll shpella me shkëmb, ata thanë: o ju njerëz, vall-llahi vetëm vërtetësia mundet të na shpëtojë, andaj le të lutet secili me ato vepra që i ka bërë vërtetë vetëm për All-llahun…”. (Buhariu dhe Muslimi). Nga ky hadith kuptojmë vlerën e sidkut dhe se sidku është shpëtues nga gjendjet e ëvshtira dhe pa rrugëdalje dhe se në kësi raste besimtari vetëm veprat që i ka bërë me vërtetësi duhet ti përmendë, sepse vetëm shpërblimet e këtyre veprave u jesin te All-llahu. 1- عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: (( بَيْنَمَا ثَلَاثَةُ نَفَرٍ مِمَّنْ كَانَ قَبْلَكُمْ يَمْشُونَ إِذْ أَصَابَهُمْ مَطَرٌ فَأَوَوْا إِلَى غَارٍ فَانْطَبَقَ عَلَيْهِمْ فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ إِنَّهُ وَاللَّهِ يَا هَؤُلَاءِ لَا يُنْجِيكُمْ إِلَّا الصِّدْقُ فَليَدْعُ كُلُّ رَجُلٍ مِنْكُمْ بِمَا يَعْلَمُ أَنَّهُ قَدْ صَدَقَ فِيهِ …)) (متفق عليه) 2- Nga Ibni Mes'udi, [radijall-llahu anhu] përcillet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtetësia (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhennet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i vërtetë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar”. (Muttefekun alejhi) Ky hadith na jep të kuptojmë se vërtetësia është shkaku i çdo të mire dhe devotshmërie dhe se ai që vazhdimisht është i drejtë dhe flet drejtë, saqë bëhet natyrë e tij, është siddik dhe mer shpërblimin e siddikinëve. Nga ana tjetër na e tërhjek vërejtjen nga gënjeshtra, sepse është shaku i çdo të keqes dhe se përsëritja e shpeshtë, gjersa edhe t’i bëhetë natyrë e tij, te All-llahu regjistrohet si gënjeshtarë. Ky hadith gjithashtu tregon se fundi i vërtetësisë është xhenneti ashtu sikur që fundi i gënjeshtrës është xhehenemi. 2- عَنْ عَبْدِاللَّهِ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ : (( إِنَّ الصِّدْقَ يَهْدِي إِلَى الْبِرِّ وَإِنَّ الْبِرَّ يَهْدِي إِلَى الْجَنَّةِ وَإِنَّ الرَّجُلَ لَيَصْدُقُ حَتَّى يَكُونَ صِدِّيقًا وَإِنَّ الْكَذِبَ يَهْدِي إِلَى الْفُجُورِ وَإِنَّ الْفُجُورَ يَهْدِي إِلَى النَّارِ وَإِنَّ الرَّجُلَ لَيَكْذِبُ حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللَّهِ كَذَّابًا )) (البخاري) 3- Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talib [radijall-llahu anhu] përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, kurse përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim”. (Tirmidhiu thotë se është hadith sahih) Vërtetësia shkakton qetësi, bindje dhe rehati në zemër. Këto janë frytet e sidkut. E kundërta ndodh me gënjeshtrën, ajo trashëgon dyshim, dilema, mosbesim dhe çrehati. 3- عَنْ أَبِي الْحَوْرَاءِ السَّعْدِيِّ قَالَ قُلْتُ لِلْحَسَنِ بْنِ عَلِيٍّ مَا حَفِظْتَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ حَفِظْتُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( دَعْ مَا يَرِيبُكَ إِلَى مَا لَا يَرِيبُكَ فَإِنَّ الصِّدْقَ طُمَأْنِينَةٌ وَإِنَّ الْكَذِبَ رِيبَةٌ )) قَالَ الترمذي : وَهَذَا حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ 4- Në tregimin e Ka’b ibn Malikut mes tjerash qëndron edhe kjo: I thashë: o i Dërguar i All-llahut, prej teubes time është edhe se çdo herë do ta flas të vërtetën dhe do të jap pasurinë time sadaka. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha: “Ndal për vehte diç prej pasurisë tënde, kjo është më mirë për ty. Thashë: unë do ta ndali për mua, pjesën time që e kam fituar në Hajber. Dhuratën ma të madhe që ma ka dhënë All-llahu pas Islamit është tregimi i vërtetë që ia thashë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] së bashku me dy shokët e mi, e nuk e gënjyem e të shkatërroheshim ashtu si u shkatërruan të tjerët. Shpresoj që mos të ketë sprovuar All-llahu askend ashtu sikur më ka sprovuar mua me vërtetësi. Asnjëherë më nuk kam gënjyer deri tani, kurse e lus All-llahun që të më ruan për të ardhmen”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih). ((... قُلْتُ يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنَّ مِنْ تَوْبَتِي أَنْ لَا أُحَدِّثَ إِلَّا صِدْقًا وَأَنْ أَنْخَلِعَ مِنْ مَالِي كُلِّهِ صَدَقَةً إِلَى اللَّهِ وَإِلَى رَسُولِهِ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَمْسِكْ عَلَيْكَ بَعْضَ مَالِكَ فَهُوَ خَيْرٌ لَكَ فَقُلْتُ فَإِنِّي أُمْسِكُ سَهْمِيَ الَّذِي بِخَيْبَرَ قَالَ فَمَا أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيَّ نِعْمَةً بَعْدَ الْإِسْلَامِ أَعْظَمَ فِي نَفْسِي مِنْ صِدْقِي رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حِينَ صَدَقْتُهُ أَنَا وَصَاحِبَايَ وَلَا نَكُونُ كَذَبْنَا فَهَلَكْنَا كَمَا هَلَكُوا وَإِنِّي لَأَرْجُو أَنْ لَا يَكُونَ اللَّهُ أَبْلَى أَحَدًا فِي الصِّدْقِ مِثْلَ الَّذِي أَبْلَانِي مَا تَعَمَّدْتُ لِكَذِبَةٍ بَعْدُ وَإِنِّي لَأَرْجُو أَنْ يَحْفَظَنِي اللَّهُ فِيمَا بَقِيَ )) الترمذي 5- Në hadithin e gjatë ku tregohet biseda mes Heraklit dhe muslimanëve në një anë dhe Ebu Sufjanit në anën tjetër, mes tjerash është thënë edhe kjo: “Me çka ju urdhëron? Iu përgjegjën: na urdhëron ta adhurojmë vetëm All-llahun dhe mos t’i bëjmë ortak dhe na ndalon nga ajo që adhuronin prindërit tanë, na urdhëron të falim namaz, të jemi të vërtetë, të ndershëm, besnik ndaj marëveshjes dhe të përmushim premtimin…”. (Mutefekun alejhi). عَنْ عَبْدِاللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا: ((... قَالَ فَمَاذَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ قَالَ يَأْمُرُنَا أَنْ نَعْبُدَ اللَّهَ وَحْدَهُ لَا نُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا وَيَنْهَانَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا وَيَأْمُرُنَا بِالصَّلَاةِ وَالصَّدَقَةِ وَالْعَفَافِ وَالْوَفَاءِ بِالْعَهْدِ وَأَدَاءِ الْأَمَانَةِ...)) متفق عليه 6- Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës All-llahu Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahullahu që të jetë shehid, All-llahullahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet”. (Muslimi) Ky hadith na e tregon vlerën e nijetit të vërtetë dhe se ai që bënë nijet të bëjë ndonjë vepër të mirë, e fiton shpërblimin nga All-llahu edhe pse nuk e bënë atë vepër. Nijet i vërtetë është ai nijet që nuk përzihet me ndonjë interes të kësaj bote, nuk e kaplon dyshimi dhe dobësia në vendosjen për realizim të asaj vepre. أَنَّ سَهْلَ ابْنَ أَبِي أُمَامَةَ بْنِ سَهْلِ بْنِ حُنَيْفٍ حَدَّثَهُ عَنْ أَبِيهِ عَنْ جَدِّهِ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: (( مَنْ سَأَلَ اللَّهَ الشَّهَادَةَ بِصِدْقٍ بَلَّغَهُ اللَّهُ مَنَازِلَ الشُّهَدَاءِ وَإِنْ مَاتَ عَلَى فِرَاشِهِ)) (مسلم) 7- Hakim ibn Hizami [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “blerësi dhe shitësi kanë mundësi të zgjedhin pa u ndarë (ose derisa të ndahen), nëse janë të vërtetë dhe e sqarojnë (mallin) u jipet bereqet në tregtinë e tyre, kurse nëse gënjejnë dhe i fshehin (të metat) u largohet bereqeti nga ajo tregti”. (Muslimi). Ky hadith na jep të kuptojmë vlerën e vërtetësisë në shitblerje dhe se është shkak i ritjes së pasurisë, pasjes bereqet dhe pastrimit të tij. E kundërta ndodh me atë shitblerje që ka në te mashtrim, gënjeshtër dhe fshehje të të metave. Ky lloj i shitblerjes shkakton pakësim të pasurisë dhe humbje të bereqetit të tij. Edhe ky hadith në përgjithësi i tregon frytet e sidkut. حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( الْبَيِّعَانِ بِالْخِيَارِ مَا لَمْ يَتَفَرَّقَا أَوْ قَالَ حَتَّى يَتَفَرَّقَا فَإِنْ صَدَقَا وَبَيَّنَا بُورِكَ لَهُمَا فِي بَيْعِهِمَا وَإِنْ كَتَمَا وَكَذَبَا مُحِقَتْ بَرَكَةُ بَيْعِهِمَا )) (مسلم) 8- Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse i posedon katër gjëra mos u mërzit nëse të kalon diç prej dunjasë: ruajtja e emanetit, folja drejt, morali i mirë dhe ndershmëri gjatë fitimit të ushqimit”. (hadithi është sahih, transmeton Imam Ahmedi). Ai që i posedon këto virtyte, e posedon tërë mirësinë, sepse këto virtyte i përmbledhin edhe të irat e kësaj bote edhe të ahiretit. Nëse ndalemi dhe mendojmë me vëmendje mbi këto virtyte, do të shohim se burimin e kanë te vërtetësia, në kuptimin e gjërë të saj, bëretetësi me All-llahun dhe vërtetësi me krijesat. عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ : (( أَرْبَعٌ إِذَا كُنَّ فِيكَ فَلَا عَلَيْكَ مَا فَاتَكَ مِنَ الدُّنْيَا: حِفْظُ أَمَانَةٍ وَصِدْقُ حَدِيثٍ وَحُسْنُ خَلِيقَةٍ وَعِفَّةٌ فِي طُعمٍ)). (أحمد)
Bekir Halimi,
| |
|