O Zot, të lusim Ty për mirësi të plotë, të na ruash gjithherë nga mëkatet, për mëshirë gjithpërfshirëse, shëndet, të mira dhe njerëzi.O Zot, qëndro me ne, e mos jij kundër nesh. Përfundoi jetërat tona të gëzueshëm, plotësona dëshirat tona të pastra, na jep shëndet kur të shkojmë dhe kur të kthehemi, kur të gdhijmë dhe kur të errësohet,na udhëzo drejt Rahmetit tënd, derdhe faljen Tënde mbi mëkatet tona,na mundëso të përmirësohemi, që devotshmëria të na jetë furnizimi I vetëm, që të mundohemi dhe ta zhvillojmë fenë, dhe në Ty të mbështetemi.O Zot, forcona në rrugën e vërtetë dhe në punë të mira, na largo prej punëve për të cilat do të pendohemi Ditën e Gjykimit nëse i bëjmë, na furnizo me furnizimin e të zgjedhurve të Tu, largoje prej nesh të keqen e armiqve të Tu, na ruaj neve prej zjarrit, baballarët tanë, nënat, vëllezërit dhe motrat. Na e mundëso këtë, pash Mëshirën tëndë, o Ti i cili je më i mëshirshmi, i cili falë, i cili je Mëshirues. Ti gjithçka din dhe je i fortë, i pari dhe i fundit, je i fuqishëm dhe i mëshirshëm ndaj të varfërve.Nuk ka tjetër përveç teje. Vetëm ty të adhurojmë. shpëtimi qoftë mbi Muhammedin a.s., familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij