Burim-Sherifi Imam-Aktiv
Numri i postimeve : 760 Data e regjistrimit : 02/05/2010 Mosha : 44 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Renjet e se keqes !!! Tue 21 Sep 2010 - 12:51 | |
| Ngjarjet e Korrikut të këtij viti në Londër, edhe njëherë rifreskuan pyetjet të cilat vazhdimisht janë sjellur në kokat e shumë njerëzve të ngjyrave dhe nacionaliteteve e religjioneve të ndryshme pas 11 Shtatorit të 2001, a thua vallë u fut bota në luftë ndërfetare globale dhe ku do të përfundojë kjo urrejtje e madhe ndërmjet lindjes e perendimit.
Parimisht duhet theksuar se krizat janë artificiale dhe të fryra me qëllim nga qarqe të ndryshme, sepse shiquar realisht nuk ka kriza dhe urrejtje mes popujve dhe pjestarëve të feve, por këto nxiten nga qendra të caktuara të cilat vetes i kanë vënë qëllim destruktiv për të krijuar armik kujdestar pas luftës së ftohtë dhe mbarimit të perandorisë komuniste sovjetike, ashtu që në botë çdo herë të mbretërojë bindja për luftë mes blloqeve të caktuara, konform teorisë Darviniste të luftës së llojeve dhe mbijetesës së më të frotit e më të aftit.
Pra, gjërat lëvizen fillimisht nga koka të sëmura, cilit do bllok t’i takojnë ato, dhe çfarëdo gjuhe të flasin, pastaj në skemat e tyre të tmershme i implikojnë edhe disa tjerë, qoftë pa vetëdije, qoftë me qëllime jo të mbrapshta, qoftë si rezultat i manipulimit me opininonin e përgjithshëm, etj.
URREJTJA, PARIM NON SENS
Domosdo të fillojmë të vemë pikë mbi I, sepse gjërat shkojë ku shkojnë lidhen me muslimanët dhe mbështetjen e tyre ideore, pra Islamin.
Në këtë milenium u fillua të flitet me të madhe për një gjenerator të urrejtjes në prmasa globale, e që disa qëllim këqinj nuk ia atribuan logjikës së dobët njerëzore e cila din të kuptojë edhe gabimisht apo ashtu si nuk duhet, por këtë ia aribuan vetë Islamit, duke e propaganduar fenë Islame para njerëzve si burim i së keqes dhe urrejtjes së tjetrit.
Të vlerësosh diçka për dikë, duhet ta njohish mirë, ndërkaq trumbetuesit e tezave të këtilla të pabaza dhe shpifjeve të turpshme, si duket o nuk e njohin Islamin, o kështu duan të veprojnë.
Islami nuk e njeh urrejtjen e tjetrit si parim bazë të platfomrës së vetë ideore.Mësimet Islame nuk thirrin të urrehet tjetri fillimisht, pa asnji shkak dhe motiv, sepse njeriu, cilitdo besim t’i takojë, ai është krijesë e Allahut, dhe Krijuesi nuk mëson që të urrehen krijesat e Tij, edhe nëse nuk janë përgjigjur thirrjes së Tij.
Për Krijeusin nuk ka dallime në ngjyrë, komb, gjuhë apo vend, dhe njerëzit nuk vlerësohen sipas këtyre kritereve, por më afër Allahut është ai që është më i devotshmi dhe më i miri, më i moralshmi dhe më bamirësi.
Është e vërtetë se Islami e urren kufrin-mosbesimin dhe mëkatin, por kjo nuk do të thotë se Islami e urren tjetrin pse është njeri, por pse bën mëkat, dhe kur i thirr njerëzit që ta luftojnë mëkatin dhe të keqen, nuk i thirr ta luftojnë atë që bën veprim të këtillë thjesht pse është njeri apo pse ai nuk i takon kësaj feje, por pse bën mëkat i cili është i dëmshëm në disa rrafshe dhe reflekton negativisht në shoqëri.Nëse personi në fjalë kthehet në të drejtën, mbaron çdo gjë, dhe i njejti njeri pranohet përzemërsisht nga tjerët.Pra, nuk urrehet njeriu si qenje, po as ai që është i fesë tjetër si njeri, por urrehet mëkati dhe gabimi që bëhet nga njeriu dhe që e dëmton vetë bërësin dhe shoqërinë më gjërë.
Faktin se logjika e urrejtjes së njeriut është non sens për Islamin, do të mundohemi që ta mbështesim, në mes tjerash, edhe me faktet vijuese:
1-THIRRJA NË ISLAM: Sikur t’i kish urrejtur Islami njerëzit që nuk i besojnë atij, thjesht pse janë njerëz, nuk do t’i kish thirr që t’i bashkangjiten atij.Në shumë ajete në Kur’anin famëlartë Allahu xh.sh. u drejtohet njerëzve me thirrjen:”O ju njerëz-Ja ejjuhen-nas”, poashtu në kaptinën En-Nas-njerëzit, thotë: “Thuaj: Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve.Të adhuruarin e njerëzve”(En-Nas, 1-3).Pra, Ai është Zot, Krijues dhe Sundues i njerëzve.
Islami është rrugë reale e jetës, forma e vërtetë e adhurimit dhe madhërimsit të Krijuesit dhe çelësi i shpëtimit e shijimit të kënaqësive në botën tjetër dhe mirëqenies në këtë botë, për atë, kur i thirr njerëzit që t’i bashkangjiten atij, kjo është fakt se ai ka mëshirë, respekt, konsideratë dhe interes për tjetrin, e nuk e urren atë.
Po, Islami e urren mosbesimin te mosbesimtari, sepse është nënçmim vetë për të dhe shkak i devijimeve të shumta, por nuk e urren mosbesimtarin, krishterin, ebrejin, apo dikë tjetër, si njeri.
2-NUK KA MËKAT TË TRASHIGUAR: Islami nuk e urren njeriun, sepse nuk e mëson atë se prej lindjes së tij njeriu është mëkatar, duke e mbratur një pjesë të mëkatit nga babai i vetë i parë, Ademi a.s. i cili harroi dhe hëngër prej pemës së ndaluar.Sipas disa tjerëve, mëkati i njeriut të parë, është trashiguar te njerëzit tjerë, dhe njeriu kur lind, lind mëkatar.
Kjo ideologji e dëmshme, mund të gjenerojë urrejtje për njeriun, sepse e paraqet mëkatar që nga lindja, ndërkaq Islami, është në pozicion krejt të kundërt.
Sipas Islamit, njeriu lind me natyrë të pastër, jo mëkatar, për atë edhe fëmijët të cilët rrjedhin prej prindërve musliman dhe vdesin pa e arritur moshën e pjekurisë dhe përgjegjësisë ligjore, hyjnë në xhenet.Pra, nuk ka mëkat të trashiguar nga dikush tjetër, dhe njeriu lind i pastër, e jo me mëkate.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë:”Çdo njeri lind me natyrë të pastër për ta pranuar të vërtetën, por më pas, prindërit e tij ndikojnë që ai të bëhet ebrej, krishter apo zjarputist”.
3-NUK DËNOHESH PËR FAJIN E TJETRIT: Në drejtim të përjashtimit të logjikës së urrejtjes në Islam, është edhe parimi se njeriu do të përgjigjet për punët e veta, por nuk do të dënohet për fajin dhe mëkatin e tjetrit.
Ky parim është i qartë në demantimin e justifikimit të atyre të cilët bëjnë veprime të pa pranuara në Islam, gjegjësisht i ndëshkojnë tjerët jo për gabimet e veta, por për gabimet e tjerëve.Njerëzit e tillë nuk e kanë kuptuar si duhet mesazhin Islam, dhe është tragjike veprimet e tyre të lidhen me vetë platformën ideore Islame.Islami nuk ka kurgjë të përbashkët me ata, sepse Islami nuk e legjitimon ndëshkimin e njeriut për gabimin e tjetrit.
Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Ve la teziru vaziretun vizre uhra...”, që do të thotë: “Nuk do të dënoheni për fajin e tjetrit”. Poashtu thotë: “Kul-lu nefsin bima kesebet rehine...”, që do të thotë: “Çdo njeri do të përgjigjet për atë që e ka fituar-bërë vetë”.
Pra, Islami që herët e ka miratuar parimin e pa fajësisë së atij që nuk bën dëm dhe gabim, dhe natyrisht ndalon që të ndëshkohen njerëzit me fajin e tjetërkuj.
Për atë, nuk mund të akuzohet Islami se ngjall urrejtje ndaj tjerëve, me faj apo pa faj, sepse parimet Islame janë të qarta dhe decide në këtë drejtim.
Së këndejmi, gabojnë rëndë ata që e akuzojnë për këtë Islamin, por ata duhet t’i shërojnë njerëzit të cilët gabimisht e kanë kuptuar Islamin, ndërkaq kuptimi i personit gabimisht diçka, nuk nënkupton luftimin e objektit, por vetëdijësimin e subjektit.
Kështu, nuk mund të akuzohet i gjithë populli gjerman si terorist dhe antinjerëzorë, për atë se Hitleri ka dashur të dominojë raca arijane në botë.Poashtu, nuk mund të thuhet se demokracia e ndalon që femra muslimane të mban shami në shkollë, për atë se presidenti i Francës Zhak Shirak e ka kuptuar kështu çështjen e demokracisë dhe laicizmin e shtetit, apo thënë më qartë formën e ngjalljes së dallimeve dhe urrejtjes fetare.
Poashtu, nuk mund të akuzohen gjithë muslimanët, apo vetë Islami, sepse disa individë që mbajnë emra musliman bëjnë veprime të pa pranueshme, jo nga tjerët, por edhe nga vetë Islami dhe muslimanët.
XHIHADI, VLERË MADHORE MBARËNJERËZORE
Prej termeve që më së shumti janë përfolur në kohën e fundit, si nga muslimanët poashtu edhe nga tjerët, është termi el-xhihad.
Mendoj se si term, është i dëgjuar nga të gjithë, dhe si duket nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar termin xhihad, por është fakt se shumë pak e kanë kuptuar esencën dhe kuptimin e tij të vërtetë.
humë lapsa dhe goja të mllefosura ndaj Islamit, janë munduar ta propagandojnë xhihadin si një nga parimet i cili është burim i urrejtjes, refuzimit, injorimit, armiqësisë dhe në fund edhe legjitimimit të krimit ndaj tjetrit që nuk mendon si ti.
Kështu, sipas të zënëve në gojë, xhihad do të thotë të vrasish e të presish, të shkatrrosh, të djegish, të nxitish luftëra, të urresh tjetrin, të legjitimosh nënpërkëmbjen e pasurisë, nderit dhe jetës së tjetrit.Me nji fjalë, sipas tyre gjithnjë, xhihad do të thotë masakër, krim dhe terorizëm.
Nuk ka shybe se të kuptuarit e këtillë të xhihadit, lene që është shqetësuese dhe e rrezikshme, por është edhe qesharake për njohësit e Islamit dhe mësimeve të tij.
Fjala xhihad, në kuptimin etimologjik do të thotë të japish mund, kontribut dhe të bësh përpjekje për diçka.Pra, nuk ka kuptimin thjesht të luftës.
Në aspektin terminologjik, xhihadi ka disa forma, duke filluar nga fjala, vepra, shpirti e deri te luftimi aktiv fizik i së keqes.Pra, lufta është një format e xhihadit, e jo ekskluzivisht xhihadi, sepse xhihad është edhe ta mundish veten në animin e epshit kah mëkatet, të arrish dituri, të kontribuosh për të mirë materialisht, intelektualisht dhe shpirtërisht, etj.
Po edhe kur folet për njërën nga format e xhihadit, pra luftën, nuk nënkuptohet lufta kolonialiste, agresioni, pushtimi i tjetrit dhe spastrimi i qenjes njeri, por me këtë nënkuptohet lufta për mbrojtjen e vetes dhe parimeve e idealeve tua.Sulmi i tjetrit nuk mund të bëhet ashtu pa asnji shkak, por vetëm nëse është pengesë serioze që e rrezikon rendin dhe rrejdhën normale të jetës.Po edhe kur hyhet në luftë, ekzistojnë rregulla decide se si duhet të sillet njeriu, çka i lejohet dhe çka jo luftëtarit.Si do që të jetë, masakra dhe terorizmi, vrasja e fëmijëve, pleqve të pa mundshëm, njerëzve që nuk luftojnë, teologëve dhe asketëve që rrijnë në tempuj dhe nuk luftojnë dhe grave që nuk marrin pjesë në luftë, janë të pa lejuara, apo thënë me gjuhën e sotme vrasja e civilëve.Kështu i ka mësuar i dërguari i Allahut s.a.v.s. ushtritë muslimane kur janë nisur në luftë.Pra, mëshirë edhe gjatë luftës dhe kontroll i plotë i veprimeve.
Dijetari i shquar bashkëkohor Islam, Dr.Jusuf El-Kardavi, në lidhje me këtë thotë:”Është mjaft e rëndësishme që me këtë rast të bëjmë dallim ndërmjet xhihadit dhe luftës, sepse këta dy terma janë përzier shumë, ndërkaq dallojnë mes vete si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë terminologjik....
Fetarisht, çdo musliman është i obliguar të bëjë xhihad-të japë mund, sikur që thotë Allahu në Kur’an: “Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut”.... Kjo realizohet duke luftuar me veten, duke luftuar me djallin, duke luftuar me padrejtësitë dhe të ligat në shoqëri, duke luftuar me idhujtarët me gjuhë, laps, me pasuri dhe armë, çdonjëri në kohën përkatëse dhe në vendin e vet”.
Islami parimisht e avanson bamirësinë dhe mirëkuptimin me tjerët, ndërkaq lufta vin në pyetje kur pala tjetër tregon armiqësi ndaj muslimanit.
Këtë ma mirë e përshkruan Kur’ani famëlartë në dy ajetet vijuese: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak fesë, që ju nxorrën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj;ju ndalon të miqësoheni me ta.Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes”. (El-Mumtehine, 8-9)
Pra, xhihadi është vlerë madhore Islame e cila reflekton pozitivisht jo vetëm në shoqërinë Islame, por edhe në mbarë botën sepse nënkupton sakrifikimin për të mirën, të dobishmen dhe luftimin e së keqes të të gjitha llojeve.
USHQYESIT E DHUNËS
Po, ashtu është, dikush po e ushqen me koncentrat terorizmin që të trashet aq shpejtë, sepse me ushqim natyrorë nuk besoj se do të trashej e rritej fizikisht aq shpejt, apo si që thotë populli shumë ka hudhur shtat.
Krahas çështjes ideologjike të së keqes, apo terorizmit, qarqet perendimore nuk duan ta diskutojnë çështjen e ushqimit të urrejtjes, dhunës dhe terorit.
Është shumë e vërtetë se shkak i shumë akteve të dhunës anemban botës, nuk është vetëm ideologjia, sikur që pëlqejnë shumë ta quajnë, apo siç shprehet premijeri britanez Toni Bler, dieologjia e së keqes, por ka edhe shumë shkaqe që tregojnë në rrënjët reale dhe të vërteta të së keqes.
Paraqitja e idesë së konfliktit mes civilizimeve dhe feve, ku më saktë është për qëllim lufta mes perendimit dhe Islamit, apetitet gjithnjë e më të shtuara për shfrytëzimin e resurseve dhe pasurive natyrore të popujve tjerë, tentimet për qepjen e gëzofit çdo kuj sipas masës së rrobaqepësit e jo të vetë personit përkatës, ri definimi teritorial dhe ideor i pozicioni të rajonit të lindjes Islame dhe tentimi për dominimin mbi arrin e zi, kryesisht mund të konsiderohen si shkaqe kyçe të ngjalljes së urrejtjes mes njerëzve, ithtarëve të feve të ndryshme, lindjes e perendimit dhe ushqimin e grupacioneve të dhunës, apo terrorit si që është bërë modë e kohës.
Pa dyshim se muslimani duhet të distancohet nga veprimet e pa matura dhe që prekin të pa fajshmit, por duhet parashtruar një pyetje tjetër:Pse akte të këtilla dhune u bënë në SH.B.A, Madrid dhe Londër, e pse nuk u bënë në Osllo psh., Gjenevë, Helsinki etj.Pra, politika e jashtme e këtyre vendeve ka qenë shkak që i ka dëmtuar qytetarët e vetë duke ua ekspozuar rrezikut të grupacioneve të dhunës të cilët veprimet e veta i kanë arsyetuar me politikat armiqësore dhe kolonialiste të qeverive të vendeve përkatëse.
Ështëevidente se veprimet e shumë shteteve perendimore i kanë ushqyer grupacionet e dhunës, dhe pamjet rrënqethëse nga Iraku, ku çdo ditë ballafaqohemi me viktima, shkatërrime e tragjedi njerëzore, u jep shkas të përmendurve që të planifikojnë për hakmarrje ndaj shkaktuesve të kësaj tragjedie njerëzore, pushtuesve të Irakut.
Për atë, që të priten rrënjët e së keqes dhe të ndalen aktet e dhunës, duhet mos ketë apetite ndaj tjetrit, mos tentohet të shfrytëzohen pasuritë e tij natyrore dhe të bëhen plane famëkeqe dhe komplote ndaj shteteve e popujve. Nëse vazhdon logjika e këtillë e disa ekstremistëve perendimor, dyshoj se do të ndalen aktet e dhunës në botë ndaj njerëzve të pa fajshëm, jo pse vetëm ideologjia e kryerjes së akteve të dhunës është shkak i kësaj, por se apriori veprimet e këtilla anti njerëzore e ushqejnë një veprimtari të tillë.
Përgjegjësia më e madhe bie mbi ushqyesit e dhunës me koncentrat të fuqishëm. |
|
| © REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI |
| |
|