خطبة الجمعةالحمد لله الذي أحَلَّ لِعِبادِهِ الطَّيِباتِ وحَرَّمَ عَلَيْهِمُ الخَبائِثَ . فقال: وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِى ءادَمَ وَحَمَلْنَـٰهُمْ فِى ٱلْبَرّ وَٱلْبَحْرِ وَرَزَقْنَـٰهُمْ مّنَ ٱلطَّيّبَـٰتِ وَفَضَّلْنَـٰهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍ مّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً . (الاسراء: 90
)وقالَ صلى الله عليه وسلم:عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا، أَنَّهَا قَالَتْ:
"نَهَى رَسُولُاللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ كُلِّ مُسْكِرٍوَمُفَتِّرٍ" . (أبو داود)
.اَللَّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ وَ بَارِكْ عَلَيْهِ وَ عَلىَ آلِهِ وَ أَصْحَابِهِ وَ أَحْيِنَا اللَّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ وَ أَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَ احْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَ الصِّدِّيقِينَ وَ الشُّهَدَاءِ وَ الصَّالِحِينَ وَ حَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً. بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحيِمِVëllezër dhe motra në Islam!Kohëve të fundit, sidomos gjatë dekadës së fundit, tema e drogës, e cila si për shkak të përmasave, ashtu edhe të efekteve dhe pasojave, pa e tepruar, hynë ndër sëmundjet pandemike, si një e keqe globale, që kërcënon dhe vret njerëz çdo ditë e më shumë.Kjo e keqe, që për shumicën e banorëve tanë dikur ishte tabu-temë e për më të interesuarit vetëm lajm televiziv ose shkrim i huazuar nga ndonjë gazetë e huaj, sot droga paraqet problem të rendit të parë si për individin, familjen ashtu edhe për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi.Në historinë njerëzore nuk janë zbuluar të këqija më të mëdha se droga. Respektivisht, droga bënë pjesë ndër të këqijat më të mëdha qe i njeh historia. Ajo gjatë një viti kalendarik vret disa mijë jeta në botë, paaftëson disa dhjeta mijë jeta të tjera në botë, gjymton disa dhjeta mijë të tjerë, kryesisht të moshës së re, kurse disa qind mijë njerëz mjekohen e shërohen nëpër qendrat e ndryshme botërore të mjekësisë. Droga nuk zgjedh ndër shtresat e popullsisë, nuk zgjedh ngjyrat as zonat gjeografike. Ajo godet të gjithë ata që kanë lidhje në një mënyrë me të.
[1]Qëndrimi islam për drogat dhe pijet alkoolike në përgjithësi është i qartë. Ndalohet çdo pije që drejtpërdrejt apo tërthorazi e dëmton apo e kërcënon jetën dhe shëndetin psiko-fizik. Edhe medicina dhe farmakologjia qartë flasin për dëmet dhe pasojat e këtyre pijeve dehëse. Nëse do ta trajtonim në mënyrë më specifike temën e narkomanisë, atëherë do të konstatojmë se baza kryesore e ndalimit të saj është
ixhmai (konsensusi) i ulemasë, i bazuar në parimet kur’anore-sunnetike. Përse?Sepse katër imamët e parë sunitë (Ebu Hanife, Maliku, Shafiiu dhe Hanbeli) nuk e kanë trajtuar temën e drogës, nga se në këtë kohë ende nuk ishte e njohur. Por, imamët e mëvonshëm e trajtojnë këtë temë. Madje Ibn Tejmije mendon se lejimi i hashashit e largon njeriun nga Islami. Pra, përdorimi i tyre ndalohet me ixhma, e jo vetvetiu, për shkak të dëmeve të mëdha që shkakton përdorimi i drogave në të gjitha aspektet: besimor, moral, shëndetësor, ekonomik etj.Juristët islamë e theksojnë një hadith të transmetuar nga Imam Ebu Davudi:
عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا، أَنَّهَا قَالَتْ: "نَهَى رَسُولُاللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ كُلِّ مُسْكِرٍوَمُفَتِّرٍ" . (أبو داود).“Ummu Seleme r. anha transmeton: Pejgamberi i Allahut a.s. e ka ndaluar çdo gjë që dehë dhe që e mjegullon arsyen.” (Ebu Davudi).Shumica e juristëve islamë e klasifikojnë drogën në kategorinë e
hamrit (الْخَمْرُ) (verës), substancave dehëse. Kurse siç e dini,
hamri është i ndaluar me shumë ajete kur’anore, sikurse:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ . “O besimtarë, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.“ (El-Maideh, 90).Imami Ibn Maxhe e shënon transmetimin vijues:
عَنْ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولُ اللَّهِصَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "كُلُّمُسْكِرٍخَمْرٌوَكُلُّخَمْرٍحَرَامٌ" .(إبن ماجه)
“Ibn Omeri r.a. transmeton se Pejgamberi i Allahut a.s. ka thënë: ‘Çdo gjë që dehë është hamr (verë), kurse çdo hamr është haram.’” (Ibn Maxheh).Edhe pse ka dallim ndërmjet drogës dhe alkoolit, ato janë të njëjta në pasoja, sepse e dëmtojnë arsyen njerëzore, e zvogëlojnë shëndetin psikik dhe fizik, se përkohësisht ose përjetësisht e dëmtojnë mendjen. Për to vlen e njëjta normë, për shkak se shkaku ligjor (`il-let’ul-hukm) i ndalimit të përdorimit të alkoolit është mjeti dehës i kësaj substance.Disa shtete si Arabia, Irani, Kina e ndonjë tjetër e aplikon dënimin me vdekje për trafikantët dhe përdoruesit e drogës. Shtetet myslimane qëndrimin e tyre e mbështesin në të drejtën e diskrecionit – ta’zirit, e jo hududeve - dënimit të përcaktuar me sheriat. Baza për këtë dënim është në ajetin:
إِنَّمَا جَزَاءُ الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الْأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُوا أَوْ يُصَلَّبُوا أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلَافٍ أَوْ يُنفَوْا مِنَ الْأَرْضِ…. „Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi ...“. (El-Maideh, 33).
Trafikimi dhe përdorimi i drogës, për shkak të pasojave që ka, paraqet shkelje të rëndë në sheriat, Kur’an dhe Hadith, dhe tërheq me vete dënimin me vdekje. Në këto vende, për shkak të këtyre masave, narko-dilerët janë më të paktë. Por, në vendet evropiane dhe ballkanike dhe në Kosovë, narko-dilerët dënohen vetëm simbolikisht, privilegjohen, madje janë të nderuar nga zyrtarët dhe shoqëria në përgjithësi. Dëshmia më e mirë se trafikimi dhe konsumimi i drogës po merr përmasa të rënda është ndërtimtaria dhe tregtia milionëshe, që për çdo ditë po mbijnë si kërpudhat pas shiut.Nëse në Islam dënimi për vrasje të qëllimtë është vrasja, atëherë ç’të thuhet për individët dhe grupet që me anë të drogës vrasin jo individë por grupe e shoqëri të tëra dhe shoqërisë i shkaktojnë dëme materiale të paimagjinueshme!Droga, shitja dhe konsumimi, është kundër synimeve të sheriatit (mbrojtja e fesë, jetës, arsyes, pasardhësve dhe pasurisë), sepse rrezikon dhe shkatërron çdo gjë me vlerë universale.Ajo ka depërtuar nëpër shkolla, fakultete, lagje, shtëpi dhe institucione. Depërtimi i drogës nëpër klube nate, bare e diskoteka është bërë krejt normale. Ajo ka depërtuar te njerëzit me ndikim në shoqëri: këngëtarë, aktorë, shkrimtarë. Vdekja e tyre nga droga trajtohet krejt normalisht, madje u jepet vend i madh në mediumet shtetërore e private.Për fat të keq, organet shtetërore në vend të preventivës por edhe luftës aktive ndaj kësaj të keqe, sillet me luks të madh; shteti bënë apel dhe herë-herë tregon shenja paaftësie, pafuqie dhe dorëzimi përballë të këqijave si droga.Një problem tjetër që organet kompetente e kanë dhe do ta kenë është trajtimi i gabuar i problemit të narkomanisë, sepse ata i trajtojnë si çrregullime organike dhe psikike, duke e harruar ose neglizhuar përmasën shpirtërore të njeriut, e cila në fakt e përcakton edhe veçantinë, cilësinë dhe natyrën e ekzistencës së njeriut. Mospërfshirja e kësaj përmase në mjekim e trajtim do të jep efekte të mangëta dhe të pamjaftueshme. Këtë mirë e ka vërejtur edhe eksperti malazias Imran N. Hosein, i cili thotë se modeli evro-perëndimor kundër varësisë së drogave konsiderohet insuficient, sepse e harron përmasën shpirtërore dhe bazohet në premisa të dobëta. Ai në vete posedon shumë lëshime, mbyllje sysh ose tolerancë të vetëdijshme ndaj hapave të parë të gabueshëm, rrezikun e së cilës nuk e kupton për shkak të qasjes kuantitative, antispirituale dhe jashtësore në vlerësimin e çështjes.
Besimtarë të nderuar!T’i ruajmë njerëzit tanë dhe veten nga e keqja e drogës; të bëhemi të drejtë e të sinqertë në besimin tonë. Në këtë frymë flet edhe Jusuf El-Karadavi kur pohon se
“feja është mbrojtësi dhe arma e parë të cilën duhet ta përdorim kundër kësaj të keqeje vdekjeprurëse dhe rrënuese”. Thjeshtë, të veprojmë në kuptimin e fjalëve të Allahut famëlartë, kur flet për përparësitë e njeriut kundrejt krijesave të tjera, sepse njeriu e meriton një kujdes më të madh dhe më gjithëpërfshirës:
وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِى ءادَمَ وَحَمَلْنَـٰهُمْ فِى ٱلْبَرّ وَٱلْبَحْرِ وَرَزَقْنَـٰهُمْ مّنَ ٱلطَّيّبَـٰتِ وَفَضَّلْنَـٰهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍ مّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً . „(Përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.“ (El-Isra', 70).
O Krijuesi ynë, na pastro nga mëkatet, nga forco në rrugën e Islamit, na ndihmo të bëhemi të fortë përballë vështirësive dhe na bënë të fortë në lartësimin e emrin Tënd.
وَ السَّلَامُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ الله![