REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Lufto duke u shpërngulur Wed 22 Sep 2010 - 13:09 | |
| Luftë e plotë, kush vetveten e sundon; shpërngulje e përkryer, kush prej vetvetes së padrejtë shpërngulet!
Luftë, një përpjekje e mundimshme. Jo vetëm me duar, por me krah e me këmbë, kraharorë e kokë, dhëmbë e gishtërinj, bashkë në betejë. Kjo vetëm lëvizje gjymtyrësh. Këtë është i aftë shumë ta bëjnë. Por kush është i aftë gjuhën me mprehtësi e urtësi ta lëvizë! Kush është i aftë të luftojë përballë trurit dashakeqës e armiqësor! Lufto, ama luftë të ndershme. Një betejë argumentesh. Përpjekja e mundimshme, e ndershme dhe e zgjuar, është Xhihadi, që në të thërret besimi i drejtë! Luftë, jo dhunë. Argument, jo forcë. Butësi e urtësi e vazhdueshme, një betejë me sukses të garantuar. Kur prej besimit të thellë burojnë mësimet e pastra të Zotit dhe të dërguarit të Tij. Jo kur flet epshi e hamendja, nuk është luftë, por dëshirë e epshit dhe gafë e mendjes. Luftëtar, ai që secilës gjë ia jep atë që e meriton. Jo çka vetvetes përshtati i shkon. Vetvetja mund të jetë tradhtare, por jo besimi i drejtë dhe i pastër. S’bëhet luftë për të drejtën, nëse prej të padrejtës nuk shpërngulesh. Shpërngulje, shfajësim e largim, shmangie me keqardhje, pendim e përmirësim. Kur e lufton shpifjen, duhet të shpërngulesh nga vetia e shpifjes; kur përpiqesh kundër koprracisë, duhet të shpërngulesh prej vetisë së koprracisë. Nuk është shpërngulje thjesht me gjuhë, por edhe me gjymtyrët e trupit, e bashkë me zemër. Vullnet i hekurt me ndërgjegje të lartë!
| |
|