Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Duke u ngjitur shkallëve lartë Thu 27 Oct 2011 - 9:32 | |
| Në zonën ku banojmë, morëm me qira një dhomë në katin e 12-të që të kryejmë namazin me xhemat. Kjo ndërtesë u zgjodh për shkak se aty banonin diku 100 familje muslimane dhe si pasojë nuk kishte xhami afër në një distancë të afërt.
Një ditë, derisa shkonim të falemi, kuptuam që të gjithë ashensorët ishin të zënë apo jashtë përdorimit; kështu që, unë dhe një vëlla tjetër vendosëm të shkojmë shkallëve. Pasi arritëm në katin e tetë, u lodhëm aq sa mezi ecnim. Pastaj, befasisht, vëllaut i ra diçka ndërmend.
Ai tha: “Të shkosh lart nëpër shkallë është shumë e vështirë, kurse të shkosh poshtë, është shumë e lehtë”.
Ngjashëm është imani jonë; ta humbasim atë është shumë e lehtë, por ta rikthejmë prapë është shumë e vështirë. Burimi : Islamcan.com Përktheu: Safet Pllana | |
|