takimi me qaforen e saj 2 vjet pas vdekjes"
...Abu Al-As Ibn Rabi, bashkëshorti i Zejnebes, bijës së Pejgamberit (s.a.w.s) dhe Hatixhes (r.a.), nuk ishte akoma musliman kur zbriti shpallja Kur’anore që ndalonte martesën e një muslimaneje me një jo musliman, prandaj u nda Zejnebja nga ai.
Ai luftoi kundër Pejgamberit në betejën e Bedrit dhe u zu peng.
Gruaja e tij, Zejnebja ishte akoma në Meke. Disa të burgosur paguanin para për t’u liruar mirëpo ai nuk posedonte asgjë për t’u liruar.
Zejnebja dërgoj diçka nga Meka për lirimin e bashkëshortit.
Profetit i arritën këto gjëra dhe i shikoi.
Aty ishte qaforja e Hatixhes !
Pejgamberi kur e pa qau shumë dhe tha:
“Kjo është qaforja e Hatixhës!” “Kjo është qaforja e Hatixhës!”
Ai shikoi nga shokët e tij dhe tha: “Nëse ju lejoni, e lirojmë të burgosurin e Zejnebes, dhe ia kthejmë qaforen e saj!”
Sahabët u përgjigjen: “po do të veprojmë kështu”.
Në një transmetim tjetër tregohet që edhe sahabët qanë shumë.
Pastaj, Profeti ia dha burrit të Zejnebes dhe i tha:
“Merre këtë qafore, dhe i thua Zejnebes, që babai i saj e urdhëron që ta mbaj këtë qafore!”.