Ibën Kajjimi na e sqaron fjalën "ndjekësi (i rrugës që të çon) tek Allahu”
Kuptimi i "Gjurrmimit (të rrugës) për tek Ai” do të thotë të lidhet me të zemra etij dhe të lidhet ashtu siq lidhet ai që e do dikë me dashuri të përkryer.
Kuptimi i "Gjurmuesit” është që të lidhet me Të zemra e tij, d. m. th. Ai ka një lloj lidhje me Allahun ashtu siq lidhet ai që e dashuron dikë, dashuri të përsosur me të dashurin e tij. Dhe kënaqet me Të duke mos pasur nevojë për diçka tjetër pos Tij. Pra nuk mbetet në zemrën e tij dashuri përveq dashurisë ndaj Allahut dhe bindja ndaj urdhërave të Tij dhe kërkesa për t’u afruar tek Ai .
Ky është "Ndjekësi” (i rrugës për tek Allahu)
Ky është I përkushtuari ndaj Zotit.
Të gjitha këto fjalë e kanë të njejtin kuptim.
Do të thaush: "Për Zotin, këto janë fjalë shumë të bukura. Dhe dëshira ime më e madhe është të jem kështu…”
Ndërsa unë të them: "Fillo!”
Fillo!
Sqaroja Zotit tënd nevojën tënde . Zoti thotë në hadith kudsij: "Robi im, ngritu për tek unë do të ec për tek ti, ec drejt meje do të vij duke shpejtuar” Thotë në një hadith tjetër kudsij: "Kush më afrohet një pëllëmbë i afrohem një krah”
Vetëm një pëllëmbë…
Lëviz!
Fillo!
"Por, rrethanat janë të vështira …”
Ti fillo ndërsa Ai do të ndihmojë.
Fjalën "rrethanat” duhet ta heqim nga fjalori i muslimanëve .
Sa herë që i flet dikujt të thotë: "Janë disa rrethan”, "Më penguan disa rrethana”
Dëshiroj që të fillosh…
Shiqoni se çfarë thotë Ibn Kajjimi: "Kur robi i ndjek (gjurmon) këtë rrugë Zoti i tij do të tregojë shpirtmirësi për të e afron atë dhe e zgjedh atë dhe ia "merr përsipër” zemrën e tij dhe kujdeset për të gjitha çështjet e tij”
Ti vetëm ec, fillo!
Fillo!
Lëviz..
Lëviz…
Kanë kaluar vite të tëra duke thënë: "Dëshiroj”, "e kam për qëllim”, "Do të…”
Fillo, sapo të fillosh, të ecësh një hap Zoti do të afroj afër Tij do të zgjedh dhe do të "marrë përsipër "zemrën tënde dhe do të kujdeset për të gjitha çështjet tua
"…në jetën dhe fenë e tij dhe do të kujdeset për edukimin e tij më të mirë dhe më të lartë se edukata e prindit për fëmiun e vet sepse Ai është El Kajjum (Mbikqyrësi)
Mbikqyrësi i të gjitha krijesave të Tij, të bindurit dhe të pabinurit.Pra si do të ishte mbikqyrja e Tij për atë që e do dhe kujdeset për të dhe e ka ngritur në pozitë më të lartë se të tjerët”