Është mirë të kesh grua të bukur dhe pasuri të madhe por më së miri është të kesh nënën, të cilën e puth çdo ditë ndërsa ajo të uron: Qoftë i kënaqur Allahu me ty o biri im!
Disa prej nesh turpërohen nëse shoqërojnë nënat e tyre në ndonjë vend ndërsa nëna ndihet plotësisht ndryshe. Ajo krenohet nëse i biri e merr me vete tek ndonjë i afërm…
Sa të mira janë nënat e sa të vrazhdë janë të bijtë!
Para se ta martosh vajzën mos harro ta pyesësh dhëndrin, jo vetëm për fenë, moralin, nderin, pasurinë dhe punën e tij por edhe për respektin që ka ndaj prindërve.
Çdokush planifikon t’i bëjë një surprizë gruas, shokut apo mikut, por të paktë janë ata që mendojnë ta bëjnë këtë për nënën e tyre.
Ndoshta sot nuk e di sa e madhe është dashuria e nënës për ty, por vetëm atëherë kur të martohesh dhe të kesh fëmijë do ta kuptosh një gjë të tillë. Bindu se zemra jote është tamam sikur një gur i shurdhër.....