Dy gra të cilat jetonin në të
njejtin vend kishin lindur në të
njejtën kohë. Gjatë natës
fëmija i njërës prej grave vdiq
dhe që të dyja gratë filluan të
pretendonin se fëmija i gjallë
ishte i veti. Kur e panë që nuk
po arrinin të gjenin dot zgjidhje
vendosën që të shkonin
tek Hazreti Sulejmani që të
vendoste ai se cilës i përket
fëmija.Hazreti Sulejmani ishte
shumë i pavendosur për
vendimin që duhet të merte
prandaj i thotë grave:
- Meqë të dyja keni pretendime
për fëmijën atëherë
unë po e ndaj fëmijën në dy
pjesë më shpatë dhe po ju
jap nga një pjesë secilës.
Njëra nga gratë sapo dëgjoi
këto,e tmerruar i’u afrua
Hazreti Sulejmanit dhe duke
qarë i tha:
- Të lutem mos e ndaj fëmijën
me shpatë. Më mirë jepja
atë gruas tjetër,unë po heq
dorë nga pretendimi im!
Nga kjo që ndodhi,Hareti
Sulejmani e kuptoi që kjo
ishte nëna e vërtetë e fëmijës
dhe i’a dha asaj fëmijën.