Tregimi në vijim është një ngjarje eshkurtër, mirëpo shumë tërheqëse dhe kuptimplote. Mbetem me shpresë sedo t’ju pëlqejë shumë...
Pas 21vitesh martesë, hasa në një dashuri të çiltër. Para disa kohësh fillovata kaloja kohën me një grua të ve që prej 19 vitesh. Gruaja ime më tha:-E di shumë mirë se sa e do atë.
Gruaja për të cilën mëkëshillonte shoqja ime që të kaloja çaste me të ishte nëna ime, e cilakishte mbetur e ve që para 19 vitesh. Punët dhe obligimet e shumta sidhe tre fëmijët kishin bërë që ta vizitoja nënën time shumë rrallë. Njëditë prej ditësh, gjeta kohë që ta ftoja nënën time për darkë. Moratelefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe nëna u bë merak kur madëgjoi zërin. Nuk e kishte zakon që të fliste me dikë në kohë të vonadhe më pyeti:
-Si je biri im?
-Mirë jam nënë,- iu përgjigja. -Të telefonova nga ndërgjegjja për të kaluar disa çaste me ty.
Më pyeti: -Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: -Më pëlqen propozimi yt.
Ditën eenjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banontenëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar... Kur arrita në shtëpinë enënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte dukepritur te dera e shtëpisë.
Ishte veshur bukur dhe m’u duk sekishte veshur fustanin e fundit që i kishte blerë babai im pak para setë vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll, më tha: -Biri im, tëgjithëve u kam thënë se sonte do të dal me djalin tim dhe që të gjithëjanë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t’uasqaruar hollësitë e këtij takimi.
Shkuam në një restorant jo tëzakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë. Nëna u mbështet në krahun tim dhedukej si një zonjë. Pasi u ulëm, fillova të lexoja listën e gjellëve,ndërsa nëna mund të lexonte vetëm shkronjat e mëdha. Gjersa po lexojalistën e ushqimeve, nëna, e cila më shikonte me një buzëqeshje tëgjerë, me dy buzët e saj të çara nga mosha, më ndërhyri duke thënë:
-Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty.
-Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime- i thashë.
Gjatë tërëmbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim tënostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë, saqë ishte bërëshumë vonë. Pasi u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, nëna m’udrejtua me këto fjalë: -Kam dëshirë që të dalim së bashku përsëri,mirëpo me kusht që të paguaj unë.
Ia putha dorën dhe i thashëlamtumirë. Pas disa ditësh më erdhi lajmi se nëna kishte ndërruar jetë.Kishte vdekur nga një sulm në zemër.
E tërë kjo ndodhi për një kohëshumë të shkurtër, saqë unë nuk munda të bëja asgjë për të. Kaluan disaditë dhe nga posta më erdhi një letër e dërguar nga restoranti në tëcilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali tëshkruara nga dora e nënës sime:
"Kam paguar faturën parakohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Merëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ty dhe gruan tënde.Ti assesi nuk mund ta përshkruash vlerën e asaj nate në të cilëndarkuam së bashku. Të dua shumë biri im!”
Në atëmoment arrita të kuptoja domethënien e fjalës "dashuri” apo "të dua”.Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore të kësaj fjale derisa ngadashuria jote të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër, ashtusiç bëri nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se prindërit, e nëveçanti nëna. Dhuroja kohën që ata meritojnë. Duhet ditur se ky ështëobligim i ynë nga Allahu ndaj prindërve, prandaj këto gjëra nukshtyhen. Në këtë rast më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullahibën Omeri: "Nëna ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare dhe mëduhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur kryen nevojën. Nganjëherë nukka fuqi që ta përmbajë veten, kështu që e kryen nevojën duke qenë nëduart apo në shpinën time. A mendon se e kam kryer obligimin ndaj saj?”Ibën Omeri u përgjigj: "A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe tiveproje kështu me nënën tënde? Ti po i shërben duke shpresuar vdekjen esaj, ndërsa ajo të shërbente ty, me gjithë mundimet dhe lodhjet qëkishte, duke shpresuar jetën dhe lumturinë tënde.”
Me tëvërtetë dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve. Shpresojmë seporosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do të arrijë edhe tek ata që endei kanë prindërit gjallë.
Marrë nga Assoc. Prof. Dr. Walid. I. S. Sharaiyra, ish- ligjërues në IIU