Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mostolerimi i të metave të njëri tjetrit Sun 28 Feb 2010 - 10:24 | |
| Polemika u nxeh, zërat u ngritën dhe pastaj pasoi vaji.Kështu rrodhën gjërat, qetësia kaploi dhomën bashkë me vajtjet shpirtërore që i solli kjo ngjarje.
Motëra dhe vëllezër muslimanë! Cdo person , mashkull apo femër, ka të meta.Gruaja e mencur, e cila e ka parasysh këtë fakt, nuk i shikon njerëzit në një mënyrë tjetër , ashtu sic nuk e shikon edhe bashkëshortin apo bashkëshorten evet.
Ciftet e dinë se nuk janë të martuar me një bashkëshort të përkryer, sepse nuk ka njeri të përkryer, përvec pejgamberëve të Allahut. Si rezultat , ata përdorin urtësinë ë tyre për t`i parandaluar rrugët dhe mjetet që e mërzitin dhe e zemërojnë bashkëshortin apo bashkëshorten e saj.Ajo gjithahstu kërkon rrugë dhe mënyra , të cilat i ndihmojnë ta përfitojë dashurinë dhe respektin e tij.
Burri dhe gruaja muslimane kërkojnë shpërblimin e Allahut për cdo punë që e bëjnë në shtëpi për bashkëshortin apo bashkëshorten dhe fëmijët. Ciftet mbështeten në ndihmën dhe udhëzimin e Allahut për t i drejtuar bashkëshortin apo bahskëshorten në destinacionin që është i kënaqur , duke përdorur fjalë të mira dhe dashuri të sinqertë.
Në të kundërtën , shumë burra dhe gra gabojnë për shkak të kuptimit të shtrëmbër të gjërave ose për shkak të të metave që kanë , kur mendojnë se e meritojnë këtë ose atë tretman, sepse ajo është ky ose ai person. Të nderuar cifte,më mirë për juve është të kuptoni se keni edhe të drejta e edhe obligime. Në këtë mënyrë , si një cift të mëncur muslimanë, ju me durimin që e bëni shpresoni në shpërblimin e xhennetit. Pra, kur dicka nuk ju pëlqen , ju do të përmbaheni dhe do të duroni e me këtë meritoni shpërblimin e Allahut. Për më tepër , nëse hiqni dorë nga ajo që e dëshironi shumë dhe bashkëshorti juaj vepron në të njejtën mënyrë, anija e familjes do të drejtohet në brigjet e sigurisë dhe ëetësisë.
Dijeni se cdo bashkëshort ka caste të lumturisë dhe caste të lodhjes . Ju duhet të zgjidhni momentin e duhur për ti diskutuar kënaqesite dhe paknaqesitë tuaja.Për më tepër, edhe nëse bashkëshorti juaj është nga njerëzit më të mirë, dije se ai ndoshta nuk është në dijeni për disa ankesa tua, sidomos nëse është i angazhuar me punë. Si rrjedhim, nga ju le të dëgjojë vetëm fjalë të mira, të shoqëruara me buzëqeshje dhe mos nxitoni në kundërpërgjigje.Mos thuaj se kjo është shenjë dobësie. Nëse e meta që ju mërzit juve do të ishte e metë e juaja dhe nëse ai/ajo do t`ju këshillonte duke përdorur fjalë të ahspra dhe duke e ngritur zërin, ju sigurisht nuk do ta pëlqenit këtë fare.Në anën tjetër , nëse ai/ajo u përkujton për të metat tuaja, duke përdorur këshilla të buta,ju natyrisht do ta pëlqeni këtë sjellje. Në fund , zgjidhni mënyrën më të mirë që të tjerët dëshironi t`ju trajtojnë dhe preferoje bashkëshortin tuaj me këtë. | |
|