Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdogan:”Vëllezërit nuk mbajnë llogari, por ia bëjnë hallall njëri-tjetrit” Sat 23 Jul 2011 - 16:46 | |
| Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan i cili mbajti një fjalim në “Konferencën e Ambasadorëve Palestinezë” është shprehur se marrëdhëniet me Izraelin nuk kanë për tu normalizuar në qoftë se ai nuk kërkon ndjesë prej Turqisë. “Nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë kujtimin, mesazhin dhe masakrën që iu bë vëllezërve tanë altruistë. Për sa kohë që Izraeli nuk do të kërkojë zyrtarisht ndjesë për këtë akt jo ligjor që bie në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe me çdo vlerë njerëzore, për sa kohë që ai nuk do ti paguajë dëmshpërblim të afërmve që humbën jetën, epër sa kohë që nuk do ta ngrejë embargon që i aplikon Gazës, normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve nuk mund të mendohet. Ata që bëjnë politikë mbi mizorinë dhe që kujtojnë se mizoria e tyre mund të vazhdojë përgjithmonë, e se kanë fuqi absolute, herët ose vonë do të humbasin për shkak të mërisë dhe urrejtjes që kanë në shpirt” u shpreh Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. Ai gjithashtu u bëri thirrje palestinezëve që të solidarizohen dhe theksoi se një Palestinë e copëzuar në vetvete nuk mund të marrë mbështetje të mjaftueshme prej shoqërisë ndërkombëtare. “Vëllezërit nuk mbajnë llogari, por ata ia bëjnë hallall njëri-tjetrit”, tha ai./trt/ | |
|