Erdogan në Tetovë: Ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë
E premte 30 Shtator 2011 18:26
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan theksoi në Tetovë para një mase të tubuar se ndjehet shumë i lumtur për pritjen madhështore në Tetovë, për herë të dytë pas 11 viteve.
"Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë, dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. Kam një lutje deri tek ju, që të jeni të bashkuar dhe nuk është mirë të keni ndasi. Në xhami nuk ka ndarje, ajo është e të gjithve. Unë nuk e dua turkun se është turk, maqedonasin se është maqedonas apo shqiptarin se është shqiptar, por i dua të gjithë njerëzit që janë krijuar nga një Zot", theksoi Erdogan, pas faljes së xhumasë në Xhaminë e Larme në Tetovë.
Ai ka shpjeguar se 11 vite më parë ka qenë në Tetovë, që pas daljes së tij nga burgu dhe se nga ajo periudhë ai ka pasur përparime në karrierën e tij politike me formimin e partisë së tij.
Pas kësaj vizite në Tetovë, Erdogan ka qëndruar në komunën e Vrapçishtit të dominuar nga turqit si dhe në komunën e Gostivarit, ku para Shtëpisë së Kulturës ka pasur një fjalim para qytetarëve të tubuar.
"Në vitin 2002 e fituam pushtetin dhe ju porosis se në vitin 2023 kur do të shënohen 100 vjet nga formimi i Republikës së Turqisë ne do të jemi në dhjetëshin e parë të vendeve më të zhvilluara ekonomike në botë. Ne juve asnjëherë nuk mund t'ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë", tha kryeministri turk.
Ai theksoi se bisedimet e djeshme me kreun shtetëror të Maqedonië, me kryeministrin Nikolla Gruevskin, me presidentin Gjorge Ivanov dhe të tjerët kanë kaluar në një atmosferë dhe dialog miqësor.
Ai bashkë me një numër të madh të ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të komunave, si dhe ish kampionin e reprezentacionit futbollistik turk Hakan Shukur dhe kreyebashkiakun e Stambollit Kadir Topbash, në mënyrë solemne e lëshuan në përdorim ndërtesën pranuese të Myftinisë së Tetovës të BFI-së.
Kryeministri Erdogan qëndrimin dyditor në Maqedoni do ta rrumbullaksojë me vizitën në Ohër.
Erdogan - Rexhepi: Ne jemi një
Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me kreun e Qeverisë turke, Rexhep Taip Erdogan në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.
Gjatë këtij takimi Reis Ulema i prezentoi një letërnjoftim të BFI-së dhe institucioneve të saj edukativo- shkencore, mbi zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare islame në vend dhe diasporë, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet BFI dhe me gjitha ato probleme që e kanë tanguar për disa vite këtë institucion të lartë fetar islam në Maqedoni.
Ai gjithashtu e njoftoi për punën e pronës së BFI-së, ngecjet në procesin e denacionalizimit, për xhaminë Burmali dhe gjitha xhamitë tjera për të cilat BFI është gjallë e interesuar që t’i rindërton. Ai gjithashtu shprehi shqetësime për diskriminimin që po përjeton nga Qeveria e R.M, dhe se kërkesë e BFI është që të jemi të barabartë me gjitha bashkësitë tjera fetare, e jo të priviligjohet vetëm një. Reis ul Ulema falënderoi disa asociacione dhe organizata turke në veçanti TIKA, për punën e tyre që bëjnë për trashigiminë kulturore islame.
Në anën tjetër kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan shprehi falënderime për pritjen madhështore të muslimanëve të Maqedonisë dhe mirënjohje për gjithë atë që po bënë BFI-ja. Ai shprehi shqetësimet për këtë që po ndodhë me BFI-në dhe myslimanët e Maqedonisë, me të cilat probleme ishte i njohur si dhe me padrejtësitë që po i bëhen BFI dhe pjestarëve të saj, andaj theksoi se Turqia gjithmonë është e gatshme të ndihmonë BFI.
Kërkesa e tij ishte deri tek kreu i BFI që të vazhdojë edhe më tej me aktivitete, ashtu siç janë bërë deri më tani, të cilat janë shumë të çmuara dhe me vlerë. Reis ul Ulema dhe kryeministri Erdogan këmbyen dhurata ku këtij të fundit iu dhanë dy korniza njëra me xhaminë Mustafa Pasha, ndërsa tjetra, korniz me Urën e Gurit të Shkupit, ndërsa, z. Erdogan i dhuroi një Kuran të madhë Reis Ulemasë në shenjë nderi, respekti, vëllazërisë dhe miqësisë që ka BFI me Institucionet e shtetit Turk.
Erdogan vijon vizitën në Tetovë, Gostivar dhe në disa qytete të tjera, namazin e xhumasë do të fal bashkërisht me Reis ul Ulemanë në xhaminë e Larme të Tetovës, do të hapë mektebin e hafizëve të Kuranit në Tetovë dhe njëkohësisht do të vizitojë edhe Teqen Arabati Baba.
Gjithashtu sot në orët e paraditës Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesë në akademin e diplomimit të gjeneratës së parë të Univeristetit Ndëerkombëtar Ballkanik në Shkup, në të cilin solemnitet ishte pjesëmarrës kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Në këtë akademi fjalë rasti kishte z. Erdogan i cili mes tjerash foli mbi vlerat që sjellë arsimi dhe kultura në ambientet multietnike dhe multikulturore.
Erdogan studentëve të këtij universiteti ua shpërndau diplomat e para studentëve të gjeneratës së parë të diplomuar në këtë Universitet. Gjatë këtij akti solem inshin prezent personalitete të shquara politike dhe fetare. (INA)