A JENI TË ZËNË ?!Shejtani
caktoi një kuvend botëror. Në fjalën hyrëse shërbëtorëve të tij të
ligë u tha: “Nuk mund t’i ndalim myslimanët nga shkuarja në xhami. Nuk
mund t’i largojmë ata nga leximi i Kur’anit dhe nga njohja e së
vërtetës. Nuk mundemi bile t’i ndalojmë ata në krijimin e lidhjes së
ngushtë dhe të qëndrueshme me All-llahun. Nëse ata e arrijnë këtë
afërsi me All-llahun, atëherë fuqia jonë mbi ta është e
thyer”.Pra, le të shkojnë nëpër xhamia,
le të jetojnë jetën e tyre konservative, por pushtojeni kohën e tyre,
që të mos mund të arrijnë atë lidhje shpirtërore me All-llahun. Kjo
është ajo që unë kërkoj nga ju, shërbyes. Hutoni ata që të mos arrijnë
atë lidhje me Krijuesin e tyre, largoni nga ajo lidhje thelbësore gjatë
tërë ditës.
“Si do ta bëjmë këtë?” pyetën shërbyesit e tij. “Bëni ata të jenë të zënë me gjëra jo të rëndësishme të jetës së tyre” – u përgjigj ai. “Nxitni të harxhojnë, të harxhojnë, të harxhojnë dhe të huazojnë, të
huazojnë, të huazojnë. Mbushni mendjen e grave që të shkojnë në punë,
kurse burrat të punojnë 6-7 ditë në javë, 10-12 orë në ditë, që të mund
të mbushin jetën e tyre të zbrazët. Mos i lejoni që të shpenzojnë kohë
me fëmijët e tyre. Dhe si pjesë e familjes, së shpejti shtëpia e tyre
nuk do t’u ofrojë prehje nga presioni i punës!”. “Mbingarkoni mendjet e tyre, që të mos mund të dëgjojnë atë
pëshpëritje të vogël. Joshni ata të dëgjojnë radio ose kaseta kurdo që
të jenë duke vozitur. Televizorët, videot, Cd-të dhe kompjuterët t’i
kenë të kyçura në shtëpitë e tyre vazhdimisht. Dhe shikoni që çdo
shitore dhe restorant pandalë të lëshojnë muzikë. Kjo do të bën mendjen
e tyre lëmsh dhe do ta këpus lidhjen e tyre me
All-llahun”. “Mbushni tavolinat me
revista dhe gazeta. Sulmoni mendjen e tyre me lajme 24 orë në ditë.
Pushtoni momentet e vozitjes së tyre me bilborda reklamash. Mbushni
kutitë postare me hedhurina, katalogje të ndryshme, lotari, dhe çdo
lloj fletushke e ofertash emocionale për produkte dhe shërbime falas
dhe shpresa të kota”. “Vendosni
manekine të bukura nëpër revista që burrat të besojnë se bukuria e
jashtme është më me rëndësi, dhe do të bëhen të pakënaqur me gratë e
tyre. Aha! Kjo punë do t’i copëtojë ato familje shumë
shpejtë. “Akoma edhe në argëtimin e
tyre, le ta teprojnë. Le të kthehen nga argëtimi të rraskapitur, të
shqetësuar dhe të papërgatitur për javën që vjen”. “Mos lejoni që të dalin në natyrë për të menduar rreth mrekullive të
Zotit. Në vend të kësaj dërgoni ata nëpër parqe dëfrimi, ngjarje
sportive, koncerte dhe kinema”. “Mbani
të zënë, të zënë, të zënë! Dhe kur të mblidhen me miqësi fetare,
ngatërroni në përgojime dhje biseda të kota (muhabet), që të ndahen me
ndërgjegje të turbulluar edhe emocione jo të qetësuara”. “Vazhdoni pra, le të jenë të angazhuar në kërkimin e kënaqësisë
shpirtërore. Por grumbulloni jetën e tyre me shumë çështje që të mos
kenë kohë të kërkojnë fuqi nga All-llahu. Së shpejti do të lihen të
punojnë me forcat e veta, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjet e
tyre, të preokupuar me çështjet e tyre. Kjo do të ketë sukses, do të
ketë sukses!Ishte një kuvend shumë i
madh. Dhe shërbyesit e ligë me padurim u hodhën në detyrat e tyre duke
bërë që myslimanët në çdo vend të jetën të zënë, të zënë, të zënë dhe
të nxitojnë andej e këndej.
Supozoj se
pyetja është: A KA QENË SHEJTANI I SUKSESSHËM NË PLANIN E TIJ?