"Ai nuk shtohet e nuk pakësohet."
Furnizimi i çdo gjallese që ecën mbi tokë i takon vetëm Allahut..(Hud: 6)
A
nuk e sheh njeriu se Allahu kujt të dojë i jep shumë furnizim, e, kujt
të dojë, pak? Në këtë, për besimtarët e vetëdijshëm ka mësime!”
(ez-Zumer: 52)
Profeti Muhammed (s.a.s.) porosit:
“Dikush
nga ju, pasi ta shohë atë që qëndron më lart se vetja në krijim dhe
pasuri, t’ia hedhë vështrimin edhe atij që ka më poshtë vetes, gjë që ju
mjafton për të mos i nënvleftësuar të mirat që ju janë dhënë!”
Në Kur’an thuhet:
“Dhe
hani ju nga gjërat e pastra me të cilat ju kemi furnizuar, pa e tepruar
dhe pa u treguar mosmirënjohës. Ndryshe, ju qëllon ndëshkimi ynë! Dhe
kush të qëllohet nga ndëshkimi ynë, ai me të vërtetë është shkatërruar!”
(Taha: 81)
Dorëzimi dhe nënshtrimi gjer në fund ndaj Zotit për
furnizimin nën dritën e këtyre të vërtetave bëhet pretekst për lumturinë
e njeriut në të dy botët.
Duke u mbështetur mbi të vërtetën se
furnizimi është përpjesëtuar nga Zoti qysh para se të jetë krijuar
njerëzimi, njerëzit duhet të jetojnë të nënshtruar ndaj Tij
në mënyrë që ndjejnë kënaqësinë e furnizimit që u është caktuar, si dhe shijen e besimit te kaderi, fati i paracaktuar!
Në Kur’an theksohet:
“... Kurse kush ka frikë Allahun, Ai krijon për të një rrugëdalje dhe e furnizon atje ku s’e pret...” (et-Talak: 2-3)
Ndërkaq, njeriu duhet të bëjë edhe përpjekjet e veta për ta siguruar furnizimin dhe mirëqenien.
“O
njerëz! Ju të gjithë jeni të varfër, kurse i pasur, i ngopur dhe i
denjë për lavdërim është vetëm Allahu i Lartë!” (Fatir: 15)
Zoti ynë!
Furnizona neve me ushqime të pastra e të bekuara dhe na jep sukses në punë të mira!
|.Mundësoi: Bujamin Salija .|