REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Cilesite e komandantit musliman te suksesshem Fri 1 Oct 2010 - 7:10 | |
| Cilesite e komandantit musliman te suksesshem Nder cilesite me te spikatura te komandanit te suksesshem musliman te cilat e bejne ate te pershtatshem per drejtimin e ushtrise islame jane:
1. Te kete akiden e paster, te jete ne akiden e ehlu suneh uel xhemeah dhe ta kete kuptuar ate ne menyre te sakte duke u bazuar ne tekstet e Librit Famelarte dhe Sunetit Fisnik.
2. Te jete ne lidhje te forte me Allahun[subhane we teala], lidhje kjo e bazuar ne dituri dhe argumente. Kjo gje arrihet duke shtuar adhurimet ndaj Allahut[subhane we teala], bindjet ndaj Tij dhe te pasoje Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!), komandantin e pare te ketij umeti ne xhihad per rruge te Allahut[subhane we teala]. Paisja me kete cilesi eshte ndihmesa me e madhe ne kryerjen e detyres se komandimit te suksessshem.
3. Te jete komandanti shembull i mire per vartesit e tij. Kjo arrihet duke e praktikuar me vertetesi sheriatin e Allahut[subhane we teala] fshehtas dhe haptas, ne akide, ibadet, sjellje, moral, ne marredhenie te mira me roberit e Allahut[subhane we teala], ne permbushje te detyrave, ne dashuri, bujari, trimeri, meshire, e ne te gjitha keto duke pasur si shembull Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe sjelljen e tij fisnike me te gjithe njerezit ne pergjithesi e ne vecanti me ushtrine e tij te sinqerte, te durueshme dhe fitimtare.
4. T'i kushtoje vemendje te plote cdo gjeje e cila e ngre lart poziten e ushtrise islame tek Zoti i tyre, si p.sh.: mesimi i fese e ne vecanti kuptimi i akides islame me kuptim te sakte dhe njohja e bazave te akides. Ushtari musliman duhet te kete nje orientim te qarte,te sakte me te cilin ecen dhe motoja e tij te jete : La lahe il lAllah Muhamedun Rasulullah. Nuk shpresoj ne dicka apo dike tjeter pervec Allahut[subhane we teala]. Nuk deshiroj dicka tjeter pervec xhenetit, miresise dhe kenaqesise se Allahut[subhane we teala].
5. Te kete pervoje ne artet luftarake dhe menyrat e luftimit te armikut ne pershtatje me kohen dhe vendin, me numrin e ushtareve dhe paisjeve luftarake, sepse nje pervoje e tille eshte shkak i forte biidhnilah (Me Lejen e Allahut) per arritjen e njeres nga dy miresite. Ndersa nese mungon pervoja e duhur gjendja perkeqesohet, pjesetaret e ushtrise demoralizohen, i pushton ndjenja e disfates, e gjithe kjo per shkak te komandes se dobet dhe paaftesise se tyre. Nuk ka gje me argumentuese per vleren e pervojes dhe mjeshterise luftarake se sa fjala e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) kur u tha shokeve te tij te nderuar: ''Mesoni te gjuajturit ne shenje, mesoni kaloresine dhe qe te mesoni te gjuajturit ne shenje eshte me e dashur per mua se sa te mesoni kaloresine. Kush meson te gjuaje dhe pastaj e harron ate, nuk eshte prej nesh." [Shejh Albani e ka konsideruar Daif-te dobet, ne “Sunenu Ebi Daud”, me nr. 2513, dhe ne “Sunenu en Nesai”, me nr. 3578”, ne “Daif et Tergib ue Terhib”, nr. 821, etj.] Ne nje transmetim tjeter thuhet: ''Kush meson te gjuaje dhe pastaj e harron ate, eshte mohim qe i ka bere kesaj miresie.'' [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih, ne “Sahih et Tergib ue Terhib”, me nr. 1294]
Duke u bazuar ne ate cfare tregon ky tekst i hadithit imami, muxhahidi i madh dhe dijetari fisnik Ibn Tejmije ka thene: "Forca ne drejtimin e luftes kthehet tek trimeria e zemres, tek pervoja luftarake, tek dredhite mashtruese sepse lufta eshte mashtrim,tek aftesia per te zhvilluar nje luftim te shumellojshem duke perdorur here gjuajtjen, here therjen, here goditjen, here kaloresine, here sulmet e shpejta dhe terheqje te menjehershme, etj si keto." {Mexhmua Fetaua vellimi 28 fq. 253}
6. Te perpiqet per te gjetur shkaqet dhe menyrat me te cilat arrin te krijoje nje afrimitet vellazeror islam dhe nje lidhje te vertete mes komandantit dhe ushtareve te ti,j sepse keshtu arrihet bashkepunimi ne mbaresi dhe devotshmeri, arrihet bindja e ushtarit ndaj eprorit ne ate cfare eshte e mire, zhduket armiqesia, urrejtja, tallja, nencmimi, shkelja e te drejtave, e gjera te tjera si keto qe jane shkak per percarje, dobesi, deshtim dhe humbje.
7. Ta marre mire ne konsiderate pergjegjesine qe ka dhe t'i ruhet gjithmone padrejtese. Para se gjithash mos ta kerkoje pergjegjesine dhe rolin drejtues pervecse nese zgjidhet per ate post dhe e ndjen veten e tij se eshte i afte per dicka te tille ose ne rast se e sheh se ky post do i jepet dikujt qe nuk eshte i afte per te atehere le te veproje duke marre si shembull Jusufin alejhi selam, i cili i tha mbretit: ''Me cakto mua si pergjegjes te depove te vendit. Une jam besnik dhe i dijshem." {Jusuf 55}
8. Te edukoje ushtaret e tij sipas edukates islame duke u bazuar ne burimet e meposhtme: a) Libri i Allahut Famelarte ne te cilin gjendet menyra e sakte dhe e vlefshme per cdo kohe dhe vend, per cdo popull nga popujt e botes megjithe ndryshimin e kombesive, gjuheve dhe shtresave te tyre.
b) Suneti i Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!), burimi i dyte i shpalljes. Nepermjet fjales se Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe sheriatit te tij arrihet cdo e mire dhe lumturi per njerezimin.
c) Historite e trimave te xhihadit dhe kohet e tyre te ndritshme duke filluar me historine e komandantit te pare te xhihadit ne kete umet,komandantit madheshtor, Pejgamberit fisnik te cilit iu shpall: ''Lufto ne rrugen e Allahut, ti nuk je pergjegjes vecse per veten tende." {Nisa 84}
d) Historite e halifeve te drejte dhe muxhahidave clirimtare si dhe ata qe erdhen pas tyre. qofshin ata halife apo emira apo dijetare apo komandante deri ne ditet e sotme. Pra i behet detyre komandantit te suksesshem, i cili i merrr udhezimet dhe dispozitat nga burimet e lartpermendura qe te refuzoje dhe hedhe poshte cdo udhezim tjeter i ardhur nga jashte ketyre burimeve qofte i ardhur nga vendet ateiste te lindjes apo nga perendimi i zhveshur nga cdo e mire. Udhezimet e tyre nuk jane te bazuara ne Kenaqesine e Allahut[subhane we teala] dhe devotshmerine ndaj Tij perkundrazi, jane te bazuara mbi parimin e bindjes verberisht, jane te bazuara mbi perhapjen e shkaterrimit ne toke mbi padrejtesine ndaj njerezve, biles udhezimet e tyre jane te bazuara mbi cdo gje qe kenaqe shejtanin dhe zemeron Rrahmanin. Prandaj le te kene kujdes ata te cilet imitojne armiqte e Allahut[subhane we teala] ne cfare do lloj gjeje, e cila bie ne kundershtim me fene e Allahut te Madherishem dhe me menhexhin e Pejgamberit fisnik (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!), ashtu qe mos t'i godase ata ndonje sprove (fitne), apo t'i godase ndonje denim i dhembshem.
9. Mprehtesia dhe qendrimi ne gatishmeri ndaj armikut, i cili pret momentin e volitshem per te si dhe mosnenvleftesimi i tij edhe pse mund te shfaqe veten si te dobet dhe te pafuqishem sepse eshte ne natyren e cdo armiku te islamit dhe muslimaneve pritja fshehurazi dhe shfrytezimi i shkujdesjes se ushtrise muslimane per t`iu versulur ashtu sic leshohet shqiponja mbi prene e saj dhe sic i versulet egersira gjahut te vet. Per kete Allahu i Lartesuar ka thene: '' Ata qe nuk besojne (kafirat) deshirojne qe ju te tregoheni te pakujdessshem ndaj armeve dhe paisjeve tuaja ashtu qe t'u sulmojne njehere te vetme me te gjitha fuqite." {Nisa 102}
10. Ngjallja e nafileve te ndryshme si: dhenia e sadekase, agjerimi nafile, namazi nates, shtimi i duase dhe istigfarit sidomos pas farzeve ose ndermjet ezanit dhe ikametit ose gjate nates dhe vecanerisht ne fund te saj kohe ne te cilen nuk e perkujtojne Allahun[subhane we teala] vecse njerezit e mire (salihun) e te devotshem. Ngjallja e suneteve mbart dashurine e Allahut[subhane we teala] per kete person dhe e nderon ate me ndihme dhe fitore gje te cilen nuk e posedon dhe nuk e dhuron askush tjeter pervec Allahut[subhane we teala].
11. Zbatimi i urdherit te Allahut per parimin e konsultimit. Le te jete konsultimi me dijetaret e sheriatit, me specialistet, me njerezit me pervoje dhe me te mencurit duke zbatuar Fjalen e Allahut: ''Dhe konsultohu me ta ne ceshtje." {Ali Imran 159}
12. T'i kushtoje rendesi organizimit te ushtrise edhe gjate takimit te dy ushtrive ne fushebeteje, sepse koordinimi i mire i pjesetarve te ushtrise, i kompanive dhe batalioneve kjo eshte adresa e fitores ndaj armiqve te Allahut[subhane we teala]. Ne lidhje me kete pike Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) na ka dhene shembulllin me te mire duke e sistemuar dhe rregulluar ushtrine e tij ne lufte ashtu sic i rregullonte dhe i drejtonte ata ne safin e namazit, u caktonte atyre vendet e duhura dhe i keshillonte per durueshmeri. Allahu[subhane we teala] na e ka pershkruar kete organizim luftarak te Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) duke thene: ''Perkujto (o Muhamed) kur dole nga shtepia jote qe tua percaktosh besimtareve vendet per lufte. Me te vertete Allahu eshte Degjuesi, i Dijshmi." {Ali Imran 121}
13. Durimi, sepse operacionet e xhihadit mbartin me vete (ne shumicen e rasteve) sprova dhe veshtiresi te cilat kerkojne durim te forte dhe shpresim te vertete duke pasur gjithnje parasysh Mbikqyrjen e perhershme te Allahut[subhane we teala] i Cili di cdo gje ne hollesi dhe eshte i mireinformuar. I Lartesuari thote: '' O ju qe keni besuar, beni durim, tregohuni te qendrueshem ndaj armikut, rrini te pergatitur dhe jini te devotshem ndaj Allahut ashtu qe te shpetoni." {Ali Imran 200}
14. Te jete i bindur plotesisht se marrja pjese ne beteja kundra armiqve nuk ia afron aspak exhelin e vdekjes, sepse Allahu[subhane we teala] e ka caktuar exhelin (afatin), shkakun e tij dhe vendin ku do ndodhe. Po ashtu, zmbrapsja dhe mosmarrja pjese ne beteje nuk e vonon exhelin e as nuk e shtyn ate per me vone, sepse cdo exhel eshte i percaktuar: " E kur t'u vije atyre afati (exheli) i tyre nuk mund ta shtyjne ate per asnje moment e as nuk mund ta pershpejtojne." {Araf 34}
15. Trimeria dhe bujaria. Ekzistenca e ketyre dy cilesive tek komandanti i ushtrise islame ka nje ndikim te drejteperdrejte tek ushtaret duke i bere ata qe t'i permbahen detyrave dhe sigurojne pozicionet e tyre dhe t'i mundin armiqte e tyre biidhnilah nepermjet sakrifices me pasurite dhe shpirtrat e tyre ne rruge te Allahut[subhane we teala], ashtu qe te hyjne njerezit ne fe grupe - grupe. Keto dy cilesi Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) i posedonte ne shkallen me te larte duke qene trim i pakrahasueshem me asnje tjeter, sic e pershkruajne shoket e tij duke thene: '' Ishim qe mbroheshim pas Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) kur ashpersohej beteja." Po ashtu ishte shume bujar dhe doredhenes, gje per te cilen ka deshmuar Allahu[subhane we teala], kane deshmuar sahabet e tij dhe deshmon per te vete dhenia e tij bujare. Ate dite qe u kthyen nga lufta e Hunejnit njerezit i kerkonin pasuri duke u grumbulluar rreth tij saqe e ngjeshen tek nje peme e madhe ku i ngeci ridaja (cope e cila hidhet mbi supe per te mbuluar pjesen e siperme te trupit) ne nje dege peme, atehere qendroi dhe u tha: "Ma sillni ridane time. Sikur te kisha deve aq sa shkurret me gjemba, do t'i ndaja te gjitha mes jush e nuk do tregohesha koprac e as frikacak." Larg eshte prej teje koprracia, Zoti yt te ka dhene nga cdo virtyt shkallen me te larte, te ka ruajtur nga cdo gje e ulet dhe te ka shpetuar nga e keqja e saj... Pra me trimeri dhe bujari realizohen qellimet e larta, ruhen cilesite dhe virtytet morale. Nese arrin te pastrohet nga semundja e koprracise, genjeshtres dhe frikes atehere do te kete sukses komandanti ne drejtimin e tij,muxhahidi ne xhihadin e tij,thirresi ne davetin e tij dhe pergjegjesi ne pergjegjesine e tij.
16. Koordinimi dhe drejtimi i mire i puneve si dhe shfaqja e urtesise ne te papriturat, sepse mund t`i dale komandantit nje problem i madh papritmas prandaj duhet te jete me zemer te forte dhe karakter te hekurt, jo i c`orientuar dhe as i demoralizuar duke pasur gjithmone parasysh bindjen se punet ecin sipas Caktimit te Allahut[subhane we teala] i Cili ka thene: ''Me te vertete, Ne cdo gje e kemi krijuar me kader (me paracaktim)." {Kamer 49}
17. Ruajtja e vetvetes dhe ushtareve te tij qe te mos bien ne llumin e gjynaheve. Sepse qellimi i luftes se tyre eshte zhdukja e gjynaheve ashtu qe te ngelet drita e adhurimit ndricuese nga toka gjer ne qiell duke ua bere te ditur ushtareve te tij se zhdukja e popujve te meparshem dhe meritimi i tyre denimin e kesaj bote, ate te berzehut (Jeta e varrit) dhe te ahiretit (Botes Tjeter) ishte per shkak te gjynaheve, sic eshte e sqaruar kjo ne Kuranin Famelarte dhe ne hadithet e sakta nepermjet te cilave Allahu[subhane we teala] ia terheq verejtjen atij, i cili eshte i gjalle me mendje dhe zemer si dhe te behet realitet denimi ndaj kafirave. | |
|