REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Ju thërrisni o Allah ! Sat 2 Oct 2010 - 22:55 | |
| Ju thërrisni o Allah ! Ju thërrisni o Allah !
"Atij i drejtohet me Lutje kush është ne Qiej e në Tokë dhe Ai ne cdo Moment është i angazhuar ne çështje të reja". Kuran 55:29.
Kur turbullohet Deti dhe Era e fortë përplas Valët e saja me Fuqi njëra mbi tjetrën sikur të ishin te hidhëruara, Marinarët thirrin për ndihmë dhe shpëtim: O ALLAH!
Kur ne Terrin e Natës së shkretëtirës Kalorësi humb drejtimin dhe karvani prish orientimin e tij, ata thirrnin Atë të Cilit terri i natës nuk ia pengon Dëgjimin e zërit të nevojtarit: O ALLAH!
Kur të godasë Njeriun e keqja e rëndë, që stë lejon të bësh Lëvizje, ske ç`bën tjetër përpos të thërrasësh Allahun: O ALLAH!
Kur të mbyllen Dyert përpara Syve, e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetësh i shtangur pas Dere, e kur Lypësve u shtrohet pëlhura mbi Fytyra, Njëriu bërtet: O ALLAH!
Kur ngushtohet Rruga e ju vihen Kurthe, ju ndërpriten Shpresat e Jetës, e ju këputet Litari -ju thirrni me zë të lartë: O ALLAH!
Tek Krijuesi yt arrin Fjala e mirë, arrin Lutja e sinqertë, Lidhja e vërtetë, Ai sheh Lotin tënd të pastër kur ti e derdh diku diku ne Qoshe, ta di Fshehësirën e brendshme ku ti fsheh Sekretin. Drejt ALLAHUT shtrihen Duart dhe drejtohen ne Mesnatë, Duart që nuk do të mbeten të thata, por do të kthehen me atë që kerkove, sepse Allahu është Qetësuesi i përpiktë i Zemrës tënde kundrejt Fatkeqësisë që të goditi.
Me Emrin e Allahut dhe Mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të Këqijat rreth teje.[/B]Me Përkushtimin e Emrit Tij të qetësohet Zemra dhe të freskohet Shpirti, të shuhet Flaka e Zemërimit, kthehet Mendja e zë vend Bindja. "Allahu është shumë Bëmirës ndaj robërve të Vet" Kuran 42: 19.
Emri Allah është më i miri Emër dhe përmban më të bukurat Shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrenjët. ALLAHUT i takon Pasuria, Fuqia dhe Lartëmadhëria. Gjithcka është Pronë e Tij. "I kujt është Pushteti sot? I Allahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit" Kuran 40:16.
Allahu është Bamirësi dhe Mbrojtësi. i Atij është Pushteti absolut, poashtu nga Ai vjen Shpëtimi, Pasurimi me Dashuri dhe Vepra të frutshme. "Dhe cdo të mirë që keni, ajo është prej Allahut" Kuran 16:53.
-o Allah na i zbut Zemrat, na shëndrro Tmerrin e brengave ne hare, na bëj Sypatrembur kur na kaplon Frika!
-O Zoti ynë, freskoj Shpirtrat tanë me bindja të paluhatshme dhe shuaje Prushin e Shpirtrave te ndezur me Ujin e Besimit!
-o Zoti ynë, alrgoje prej nesh Mërzinë dhe Pikëllimin. Lësho mbi Sytë tanë të frikësuar Siguri, mbi Shpirtat e shqetësuar Qetësi dhe hapi Dyert e Zgjedhjes me Shpejtësi!
-o Zot mundësoja Syve të mi të shohin Dritën Tënde dhe të Humburit ta gjejnë Rrugën e drejt!
-o Zot Shuaji Pëshpëritjet e Zërit të ndërgjegjjes së keqe prej nesh dhe ago për Ne një Mëngjes të mbushur me Dritën Tënde. Largo nga Ne cdo gjë që na shpie ne Pesimizëm e Shkatërrim. -o Zot i Madh, na bën prej atyre që kanë Frikë prej Teje dhe prej askujt tjetër, e mos na bën prej atyre që stë kanë Frikë dhe frikohen nga të gjithë. Kur të kemi nevojë për Mbështetje, na përkujto Mbështetjen tek Ti. Kur të jemi Lypës na frymëzo të kërkojmë vetëm prej Teje, se Ti je Zotërues i burimeve të pashtershme. Nga Përkujdesja Jote nuk shmanget dot asnjë Grimcë, sado e vogël që të jetë dhe Ti o Allah mbetesh me Dituri për Ne kudo që të jemi. | |
|