Duaja për ne është një thesar
Ishte ulur në breg të detit dhe sytë i kishte ngulur në një pikë larg në hapësirë të detit. Këtë gjë e pa një i vjetër që po priste anijen që silte peshkun për ta shitur. Plaku iu afrua fëmijës dhe e përshëndeti.
Përshëndetje djalosh, deti shumë i bukur sot apo jo?Fëmija pa kthyer koken fare nga plaku i tha i bukur është por fryen erë. Më ra topi në det dhe deti e mori atë me vete larg. Plaku u ul pranë fëmijës dhe i tha po të isha i ri do notoja dhe do ta sillja topin. Por me këtë gjëndje që jam tani dhe hapin me zor e hedh.
Fëmija nuk i kthej përgjigje. Fëmija hipi në bregun që ishte aty pranë në mënyrë që ta shihte topin më mirë. Plaku i foli me një zë të ulët. Mos e humb shpresën asnjë herë, për mendimin tim lutju Zotit se bën mirë. Fëmija me nje gëzim të madh: nëse lutem a do më vijë topi përsëri? A e di topi vendin se ku ka rënë? Nëse do All-llahu edhe atë ia mëson. Por edhe nëse topi nuk të vjen sevapet (shpërblimet) që do marrësh ty do të mjaftojnë. Fëmija filloi të këndonte lutjet që i këndonte për të marrë dhurata nga gjyshi i tij. Ai i rrjeshtoi të gjitha lutjet që dinte përmendësh dhe kërkoi nduhmë nga Zoti që ti sillte topin përsëri por akoma ishte i mërzitur.
Fëmija kishte harxhuar një shumë parash për ta blerë atë top aty në ato para kishte futur dhe parat që kishte marrë nga të mëdhenjtë për bajram. Tani ai shpresonte vetëm tek kthimi i erës në krah të kundërt në mënyrë që topin tia kthente por deti eshtë shumë i madh dhe topi është shumë i vogël. Afër perëndimit të diellit koha u freskua pak më tepër ku në atë kohë u kthyen dhe peshkarexhat. Fëmija nuk donte të shkonte në shtëpi prandaj qëndronte bashkë me plakun. Plaku gjithmonë e blente peshkun tek një peshkatar.
Pasi e kërkoi pak më në fund e gjeti. Shpresoj tu ket kaluar gjahu mirë. Nëse ke mund të marr pak. Peshkatari tregoi kovën që kishte në dorë dhe i thotë plakut ja këto janë gjahu ynë për sot. Këto kohët e fundit ka humbur gjahu fare nuk ka më gjah si më parë.
Fëmija që po dëgjonte bisedën u hodh më një herë: a e keni provuar të luteni? Mos e humbni shpresën asnjë herë shton fëmija. Për peshkatarin cdo gjë ishte rastësi deri në atë moment por me fjalët e fëmijës së vogël iu kujtua ajo gjë që kishte vitë të cilën nuk e bënte.
Peshkatari duke i ledhatuar faqet fëmijës i thotë me gjysëm zëri, ti thua të lutem hë, po atëherë do të kap si thua ti? Fëmija i thotë edhe nëse nuk do kapni sevapet e lutjes juve do tu mjaftojnë. Këtë sa e mësova. Peshkatari këtë fjalë po e dëgjonte për herë të parë. Duke tundur kokën i thotë fëmijës edhe unë tani e mësova nga një mësues i vogël. Fëmijës këto fjalë pëlqyen shumë. Fëmija e harroi topin e humbur. Peshkatari u fut prapë në peshkarexhë dhe ngriti mbulesën e vjetër që kishte në anije. Aty kishte një top futbolli nga që ishte akoma i lagur shkëlqente. Atë ia zgjati fëmijës dhe i tha merre haku i mësuesit nuk shlyhet ndonjë herë por kaq mundem. Këtë e gjeta në det kur po u ktheja. Fëmija u shtang në vend dhe filloi të shohi anash kujtonte se ishte në ëndërr. Por çdo gjë ishte e vërtetë. Dhe topi tani ishte në duart e tij. Nga gëzimi iu kthye topit dhe i tha: edhe një herë pa leje ske për të ikur, nëse unë nuk do isha lutur çfarë do të ndodhte pastaj? Po ju a e keni provuar ndonjë herë të luteni në momentet e vështira?
Ndoshta atyre lutje nuk do u jepet përgjigje por mos harroni si tha fëmija sevapet e tyre të mjaftojnë. Edhe unë tani e mësova. Duaja për ne është një thesar.