DUAJA E KELIMETITEVHIDIT.O Zot i gjithësisë, krijues i asaj që duket dhe që nuk duket prano prej nesh lutjet me të cilat i drejtohemi madhëris Tënde, sepse vetëm Ti je Ai i cili i dëgjon dhe i pranon lutjet tona.
O Zot i gjithësis për nder të Kuranit që ke lëshuar, për hir të pejngamberit që ke dërguar si dhe pë nder të Kelimeti tevhidit që lexuam na udhëzo neve në rrugë të mbarë në rrugë të drejt e të shpëtimit, na mbroj nga cdo e keqe e kësaj dhe asaj bote.
O Zot i gjithësis gjithashtu na mundëso që të vërtetën ta shohim si të vëretë dhe ta punojmë ate, ndërsa të pavërtetën ta shohim si të pavërtetë dhe njëherë e përgjithmon të largohemi nga ajo.
O Zot i gjithësisë poqese jemi larguar nga rruga jote na afro, poqese jemi hidhëruar na pajto, kur të bëjmë gjunahe mos na dëno, kur të sëmuremi na shëro, kur të vdesim na mëshiro përher gjithmon me neve qëndro.
Qëndro me ne në at moment kur emri ynë do të harohet, kur varri ynë do të shkatrohet, kur pasuria jonë do të harxhohet, kur fëmiu prej prindit e prindi prej fëmiut do të largohet, dur veprat e mira dhe të këqia do të peshohen, dhe at dit kur vetëm meshira jote do të kërkohet.
O Zot i gjithësis për nder të Kuranit që lexuam, si dhe për nder të Kelimeti tevhidit na mundëso që në zemrat tona të jetë Imani, në shtëpit tona të jetë, Kurani ndërsa te rinia jonë le të jetë Islami.
O Zot i gjithësisë sevapet e fituara nga leximi i Kuranit si dhe nga leximi i Kelimetitevhidit le të jenë hedije mbi shpirtin e Muhammedit a.s., mbi familjen e Tijë të pastërt, mbi shokët e Tijë të sinqert si dhe mbi të gjithë ata që përcjellin rrugën e Tijë deri në ditën e Gjykimit.
Poashtu o Zot ndaj sevape edhe për prindërit tanë, motrat e vëllezërit tanë, mbi familjen dhe akraban tanë qofshin ata të gjallë apo të vdekur. E posacërisht hedije bënjau shpirtit( shpirtërave) për të cilin është bërë edhe nijeti.
Dhe më në fund o Zot shpirtin e Muhammed mustafas bekoje dhe lartësoje me bekimet dhe lartësimet Tua më të mira dhe më të larta, ndërsa neve na mundëso që kur të ndahemi prej kësaj bote fjala jonë e fundit le të jetë fjala “La ilahe ilallahMuhammedurresulullah.
Amin, amin, ve selamun alel murselin velhamdulillahi rabbil aleminel fatiha.