Si i vlerësojn dijetarët Vehabistët?
Dr.Ali Xhuma, myftiu i madh i Egjiptit në lidhje me jo medhhebistët thotë: “ Janë një grup i vogël të quajtur Vehabistë, janë mu ata që po bëjnë shumë përçarje deri në ditët e sodit, për këtë ne ua tërhjekim vërejtjen të rrinjve,atyre që skan apo kan pak njohuri për Islamin i thërrasim poashtu edhe myslimanët të kenë kujdes prej tyre. Vehabistët poashtu i ka kundërshtuar Ibn Haxheri, si dhe el Bejdaviu, Askalani, sepse ata nuk e mbajnë mjekrën sipas rregullave që duhet të mbajnë, por pa nevojë i shkurtojn teshat e tyre, i detyrojn grat me e mbuluar fytyrën, etj dhe thonë se këtë e lexova te Ibn Uthejmin, ibn Baz, apo Albani, dhe kur ti shohësh, pas 2 javëve u bëhen hoxhallar , por unë (Ali Xhuma) u them se për tu bërë hoxhë duhet më së paku 30 vjet mësim,studim. Cilin e ndjek vehabisti, i cili për 2 javë bëhet hoxhë, por le ta dinë se ajo është rruga më e shpejtë për në zjarr dhe pë të bërë përcarje dhe fesad në mes Muslimanëve . Sepse ai më vonë do të flas dhe do të jap fetfa(vendime) pa pasur dituri dhe njohuri për fen, për gjërat që nuk i din, flet për Kuranin, Sunnetin, poashtu pretendojn dhe thonë se ky hadith është sahih, ai daif; ka thënë i Dërguari s.a.v.s., por nuk e din se një hadith që është te një dijetar i mirë te tjetri është i dobët dhe e kundërta, e mos flasim për gjuhën arabe që nuk e kuptojnë fare.”. Po ashtu dijetari i famshëm Abdul Hamid el Kishk (1933-1996) ka thënë për ata: Muslimanët janë të konfrontuar me lloj-lloj grupe të cilët thonë se thërrasim në islam,po të njëjtit janë mu ata që nuk e kanë marrë diturinë prej hoxhallarëve por prej librave të kufizuara dhe të cilat nuk i kanë kuptuar si duhet , dhe moda e tyre është “Ky hadith është daif”, ai selefist i lexon 3 fjalë ose fletushka të Ibn Tejmijes dhe disa libra të Abdul Wehabit, pastaj mendon se është i aftë të jep përgjigje fetare!!!”