Po afrohet dita e mevludit dhe të gjithë muslimanët e botës i gëzohen
lindjes së Pejgamberit të tyre më të dashur, s.a.v.s., me ç’rast
përgatiten për ta shënuar këtë ditë të madhe historike. Për dallim nga
këta, ithtarët e lëvizjes vehabiste bëjnë sulme intensive mbi ata që e
duan të Dërguarin e Allahut, dhe që gëzohen për shkak të lindjes së tij.
Përderisa muslimanët mundohen që ta ruajnë të gjallë kujtimin mbi
Pejgamberin a.s., vehabistët pamëshirshëm rrënojnë dhe zhdukin tërë atë
që ndërlidhet me të.
Shpesh i dëgjojmë sesi ftojnë për rrënimin e varreve, tyrbeve, si dhe
të gjitha tërë ato monumente historike islame. Kërkojnë të shkatërrojnë
të tërën që ka mbetur nga Pejgamberi a.s., nga as’habët, tabi’ibët dhe
nga të parët e ndershëm.
Por, në të njëjtën kohë, ata po ndërtojnë muze të ndryshme me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë së dijetarëve të tyre.
Varrezat e pejgamberëve, as’habëve, tabi’inëve, të nënave të
besimtareve dhe gjithçka që ka mbetur prej tyre duhet të shkatërrohen,
ndërkohë që syzat të cilat i ka mbajtur Shejh Uthejmini, stilografin e
fundit me të cilin ka shkruar, etj., u dashka të rruhen në një muze të
veçantë nën emrin “Ibn Uthejmin”.
Këtë që shënuam më sipër, më së miri, mund ta shohim nga fotografitë vijuese:
“Shoqata bamirëse Muhammed Salih El-Uthejmin”
“Ndërtesa natën në shenjë respekti për Uthejminin”
Këtu
mund të shihen syzet e Muhammed b. Salih El-Uthejmin, të cilat i
shfrytëzonte gjatë leximit, me qëllim të ruajtjes së tyre, thuajse janë
të shenjta! Nga ana tjetër, e tëra ajo që kishte ngelur nga Pejgamberi
a.s., dhe shokët e tij, as’habët, qenka dashur që të zhdukeshin,
shkatërroheshin, për shkak se këto shpijnë në shirk e në qufër!
Orët
të cilat i shfrytëzonte Uthejmini. Këto vlejnë dhe duhet ruajtur me
kujdes. Po varret në Beki’? Këta vare duheshka që të rrafshohen, ashtu
që të mos madhërohen, as’habët të mos shenjtërohen...
Stilografi i fundit i përdorur nga “shejhu”.
Ja pra, lexues i dashur, këtu shihet sjellja e ithtarëve të
vahabizmit ndaj asaj që ka ngelur si trashëgimi prej udhëheqësve dhe
shejhëve të tyre. Ndaj të gjitha këtyre duhet treguar kujdes dhe
respekt, në mënyrë që të mos harrohen.
Tani le të shikojmë se çfarë kanë bërë vahabistët me varrezën Beki’ dhe me disa vende të tjera islame të rëndësishme.
Varre
të rrafshuara që u përkasin shokëve të Pejgambërit, a.s. – as’habëve,
nënave të besimtarëve, tabi’inëve dhe të dijetarëve të mëdhenj islam.
Varre ne Beki’.
Ajo që ka mbetur nga varri i Ibrahimit, djalit të Pejgamberit a.s.
Shtëpia në të cilën jetuan Pejgamberi a.s., me Hatixhenë r.anha.
Për fund, pyesim vehabistët: Pse duheshka që kubeja e varrit të
Pejgamberit a.s., të rrënohet, ndërsa Ibn Uthejminit t’i ndërtohet një
muze? Pse varret e as’habëve u dashka të rrafshohen me tokën, ndërsa
syzet, stilografët dhe orët të cilat i shfrytëzoi Ibn Uthejmini qenkan
të vlefshme dhe u dashka të ruhen? A thua, vallë, Ibn Uthejmini është më
me meritë prej Pejgamberit a.s.? A thua Ibn Uthejmini është më i
vlefshëm se sa as’habët, apo më shumë se sa nënat e besimtarëve?!
Zoti nga mbroftë prej gabimeve të këtilla.
Breziiri.com
Edhe vet une jam anti vehabit prandaj kot e keni ata qe mundohen te kundershtojn se une ekam cekur edhe tek rregullat kujt si pelqen se ne jemi kunder vehabistave dhe se jemi hanefi mundet lirisht mos na vizitoje.
Tue 24 Jan 2012 - 2:13 nga Shemsi