Mbulesa (hixhabi) tek motrat (besimtare) muslimane !
All-llahu bëri mbulesen titull nderi duke thënë:
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. "
Mbulesa (hixhabi) është pasterti e zemres
E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre."(ahzab 23)
Mbulese është respekt ndaj Zotit
"O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë
argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. "/araf 26/
Mbulesa është besim
Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherin e Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".
Mbulesa eshte per ata qe turperohen
"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)
"Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)
Hixhabi akt i bindjes
Hixhabi është një akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36)
Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:
"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.
Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme,
le të venë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët qe nuk janë të pjekur (për gra).
Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtesinë nga stolitë e tyre.
Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."
(Kur'an, 24:31)
Hixhabi eshte Modesti
Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an, 33:59)
Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. (Kur'an, 7:26)
Hixhabi eshte Simbol i Islamit
Një nga parimet themelore të Islamit është se besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në cdo pjesë të trupit. Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj në Allahun dhe të Derguarin e Tij, me siguri do të vendosë të manifestojë besimin e saj edhe në veshje për t'u dalluar nga jo-besimtarët.
Rruga për tek Hixhabi
Hixhabi nuk është diçka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por është një komand nga Allahu (swt), e sqarimet për te janë dhënë në Kur'an si dhe në Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhënë gruas mbrojtje dhe siguri.
Rruga për tek Hixhabi përshkon keto 3 hapa:
Nijeti (apo qëllimi) është hapi i parë. Veshja e Hixhabit është përmbushje e një prej urdhrave të Allahut, prandaj mund të klasifikohet si një akt adhurimi. Hixhabi duhet të vishet vetëm dhe vetëm që të jesh në perputhje me urdhërin e Allahut (swt) duke kërkuar kënaqesinë e Tij.
Dituria është hapi i dytë. Imam Bukhari, dijetar i madh për Hadithin, ka thënë: "Dituria duhet t'i paraprijë çdo veprimi apo thënieje". Prandaj motra muslimane duhet të kërkojë dituri për çështjen e Hixhabit në Kur'an, Sunetin e Profetit dhe në literaturen islame që të jetë sa më e qartë dhe e sigurtë vetë.
Dashuria është hapi i tretë. Një nga shenjat e besimit të vërtetë është ta bësh adhurimin me dashuri. Dashuria për Hixhabin që ka qenë tek brezat e parë të grave muslimane duket sikur është dobësuar pak në zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila është gjëja më e dashur për një grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Të mos shikoje e të mos e shoh asnjë burrë të huaj". Çfarë ndodhi me këtë dashuri për modestinë? Që të kthejmë dashurinë për Hixhabin në zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet të largojë nga zemrat semundjen sipas të cilës Hixhabi i bën inferiore dhe i kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane është e drejta e saj dhe nderi i saj që ia ka dhënë Allahu, Zot i të gjithë botërave. Eshtë drita e saj që e dallon motren muslimane nga errësira e jobesimtarëve.
Sabri Selmani, Gjermani