Videokaseta
Ajo është një vajzë e moshës së studimeve dhe ka tri motra. Ka qenë shumë e zonja gjatë studimeve, e njohur me moral dhe me edukatë të mirë. Të gjitha shoqet e kanë dashur, dhe synonin t'i afroheshin për shkak të përparësive të saj.
Ajo e rrëfeu këtë tregim. Një ditë, ndërsa po dilja nga fakulteti, e takova një të ri me pamje të zymtë nga vuajtjet shpirtërore. Më shikoi sikur të njiheshim që moti. Unë nuk i dhashë kurrfarë rëndësie kësaj. Ai ecte krah për krah me mua dhe fliste me zë të ulët gati zë fëmijësh: "Bukuroshe, dëshiroj të martohem me ty... Ka një kohe të gjatë që të percjell, i kam parë moralin dhe edukatën tënde". Ngutesha aq sa më mundësonin këmbët. Më mbuluan djersët. Kurrë më parë nuk i isha ekspozuar diçkaje të këtillë. E humbur dhe e lodhur tej mase, arrita në shtëpi. Mendoja për këtë rast dhe gjithë natën nga frika dhe shqetësimi nuk munda të flija.
Ditën e nesërme, e takova sërish djaloshin para hyrjes në fakultet. Sërish i përsëriti fjalët e djeshme dhe me ndoqi gjithë diten. Kjo përfundoi me një lëter që më priti para derës së shtëpisë. Hezitova ta merrja, apo të mos e merrja. Megjithate e mora, duke u dridhur e hapa dhe e lexova. Ishte e shkruar me fjalë plot dashuri dhe kërkim faljeje për përjetimin e të padëshiruarave. Letrën e grisa dhe e hodha. Menjëherë pastaj, ra telefoni. Ishte ai. Më pyeti në menyrë të butë se a e kisha lexuar letrën. I thashë: "Nëse nuk mbushesh mend, do ta lajmeroj familjen, e pastaj vaj halli për ty!" Pas disa orësh sërish më thirri dhe filloi të arsyetohej se si qëllimet i kishte fisnike, se dëshironte të qetësohej e të martohej, se ishte i pasur, se do të më shpërblente me një pallat, se do të m'i plotësonte të gjitha dëshirat, se ishte i vetëm dhe se nuk kishte askënd nga familja...
Zemra me ndjeu një butësi, ndaj u lëshova në bisedë. Fillova të prisja thirrje telefonike për çdo çast nga ai. Duke dalë nga fakulteti shikoja rredi e rrotull mbase do ta shihja atë, por jo, nuk e pashë.
Një ditë, kur dola nga fakulteti, u takova me të. U gëzova. Filluam të dalim dhe rne automobilin e tij të shëtisnim nëpër lagjet e qytetit. Kisha ndjenjën se dashuria më ishte e vjedhur dhe se jam e paaftë për të gjykuar. Kjo ndjenjë ma shkulte zemrën nga trupi.
I besoja gjithçka që thoshte ai, e sidomos kur më tha se unë do të isha e vetmja grua dhe se do të jetonim nën një kulm të lumtur e në harmoni. I besova kur më tha se unë isha princesha e tij. Sa herë i dëgjoja këto fjalë, fluturoja pa kufi në imagjinatë.
Një ditë, një ditë të zezë - jeta ime u shkatërrua, ardhmëria dështoi, u turpërova para njerëzve... Dolëm si zakonisht, më dërgoi në banesë. U ulëm bashkë. I kisha harruar fjalët e të Dërguarit a.s.: "O njeri, mos u vetmo me femër, se i treti aty është shejtani"17.
Mirëpo, shejtani ma mori zemrën, më kënaqi me fjalë të bukura. Rrinim ulur dbe shikoheshim. Më pastaj na mbuloi mbulesa e dënimit të Xhehenemit. Të vetmen që dija ishte se isha viktimë. E humba më të vlefehmen që kisha. U ngrita si e çmendur!
- Çfarë bëra?!
- Mos u frikeso, ti je gruaja ime. - më tha ai.
- Si të jem gruaja e jote, kur nuk jemi kurorëzuar?
- Do të kurorëzohcmi së shpejti.
Ika në shtepi e kalamendur. Këmbët nuk më pyesnin, zjarri e kishte përfshirë trupin tim. O Zot, ç'bëra?! Kjo botë u errësua. Qaja me të madhe. I lashë studimet, gjithçka arriti deri te pika më e zezë. Askush nga familja nuk e dinte se ç'po ndodhte me mua. Megjithatë, u mbështeta në shpresën se ai do të më martonte.
Kaluan ditët, njëra pas tjetrës, e unë sikur kisha mbi shpinë bjeshkët. Ç'do të ndodhë tani? Ishe kjo befasi që ma shkatërroi jetën... Cingëroi telefoni, një zë i thellë mashkulli më tha:
"Dëshiroj të të shoh për gjëra të rëndësishme". U gëzova, sepse mendoja se ato gjëra të rëndësishme ishin planifikimi për martesë.
Kur e takova, në fytyrë ia pashe shenjat e vrazhdësisë. Më befasoi me fjalet: "Para së gjidaash kurre mos shpreso se unë do të të martoj. Dëshiroj të jetojmë së bashku pa kurrfare obligimesh", Pa ndjenja e ngrita dorën dhe me forcë ia dhashë një flakaresh, sa bebëzat gati i dolën nga syri. I thashë; "Mendova se do ta permirësoje gabimin, Mirëpo, po shoh se je pa kurrfarë vlerash dhe një amoral!" Pastaj, duke qarë, me të shpejtë dola nga automobili. Ai më tha: "Prit pak!" Në dorë mbante një kasetë të videos, e ngriti në gishta dhe me tha: "Me këtë kasete do të të shkaterrojë". E pyeta se ç'kishte në të, kurse ai më ftoi që së bashku ta shikonim dhe tha se kjo do të ishte befasia. Shkova me të dhe pashë inëizimin e gjithë asaj që kishim bërë.
Bërtita: "O spiun! Ç'më ke bërë?" Më tha se kamerat kompjuterike, të fshehura mbi ne, kanë incizuar secilën lëvizje dhe prekje. A shtoi: "Kjo kasetë është armë, me të cilën do të të shkatërroj, në qoftë se nuk: do të jesh nën dirigjimin dhe komandimin tim". Fillova të bërtisja dhe të qaja, sepse kjo nuk ishte vetëm problem i imi, ishte i gjithë familjes, por ai ishte i vendosur.
Në fund u bëra robëreshë e tij. Më kishte në duar. Më shpinte prej një njeriu te tjetri duke u marrë të holla.
U përbalta, jeta m'u shndërrua në prostitucion. Famlja asgjë nuk kishte hetuar. Kishin besim të plotë në mua.
Kaseta shpërndahej, aq sa kishte arritur në duart e njërit prej xhaxhallarëve të mi dhe problemi shpërtheu. Prindërit dhe familja e gjerë e morën vesh. Turpi u përhap në të gjitha rrugët e qytetit tonë. Ika qe të mbrohesha nga pamjet perbuzëse,
E kuprova se prindërit dhe motrat ishin shpërngulur në një qytet tjetër, e me ta edhe turpi që i përcillte. Nëpër fshatra bisedotiej ngjarja ime.
Kaseta sillej nga një i ri te tjetri. Jetoja me laviret në turp dhe nënçmim. Ky i ri ka qenë shkatar i shkatërrimit te shumë familjeve dhe i shkatërrimit të ardhmërisë së shumë vajzave në lulen e jetës.
Vendosa të hakmerresha. Një ditë, duke qenë i dehur tapë, hyri tek unë. Shfiytëzova rastin dhe e therra me thikë. E mbyta Iblisin me pamje njeriu. I çlirova njerëzit nga e keqja e tij, Tani gjendem prapa grilave dhe përjetoj hidhësinë e nënçmimit e të haramit. Pendohem për shkak të jetës së shëmtuar dhe te asaj që kam bërë.
Sa herë që shikoj kaseta, më duket se kamerat po më përcjellin në çdo hap. Ketë tregim e shkrova si vërejtje dhe porosi për se cilën vajzë që shkon pas fjalëve të bukura, ose letrave të dashurisë. Motër, ruaju nga telefoni, ruaju... Vendose para vetes fotografinë e jetës sime që terësisht u shkatrrua. U Shkatërrua edhe familja ime. Babi im i cili vdiq i turpëruar, para vdekjes, përsëriste: “Më mjaftonë All-llahu si mbrojtës i mrekullueshëm është Ai. I hidhëruar në ty do të jem deri në Ditën e gjykimit!
Nga Libri refyme qe udhezojne Amr Halid
Pergaditi "Afet BEADINI