Begatit e All-llahut
Një ditë derisa Ebu Hanifja qëndronte ulur së bashku me të tjerët vërejti se rroba e një njeriu të cilin e njihte ishte vjetruar shumë, prandaj, pasi dolën njerëzit dhe ai mbeti vetëm me të, i tha:
- “Ngrite këtë sexhade dhe merre atë që do të gjesh ndër të, njeriu e ngriti dhe nën të gjeti 1000 dërhem. Merri dhe lirisht harxhoi për nevojat tua.”
- Por unë jam njeri i pasur, Allahu mi ka dhënë të gjitha që më nevojiten- u përgjigj njeriu.
- Ebu Hanifja i tha: Nëse Allahu të ka dhënë shumë begati, pse nuk mund të vërehen te ti? A nuk ke dëgjuar se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“Allahu do t’i sheh gjurmët e begatisë së Tij në robin e Tij”. Prandaj duhesh të kujdesesh për veten dhe të vishesh mirë, që mos të brengosësh shokun tënd.
islami-eshte-drit 2009/2010