Muslimani kur e përmend Zotin e tij,kraharori i tij kthjellohet,zemra e tij qetësohet,shpirti i tij pastrohet.
Sa më shumë të rritet kjo pemë dhe rrënjet e saj,aq më shumë frute dhe dobi do të marrësh.
Zemra njeriut nuk zgjohet veçse me trokitjen e përmendjes së Zotit dhe ai që troket mund ti hapet dera e mikpritjes.
"Të përmendurit të All-llahut është gjëja më e madhe"|.Ankebut:45.|
Pëmendja e Zotit është shenja e një fillimi të mirë,ësht fundi i dhënies së harresës dhe neglizhencës dhe fillimi i vazhdimësisë së prezencës dhe kontaktit të zemrës me Zotin.
Kur njeriu e kujton Zotin në mirësi,Zoti do ta kujtojë atë në vështirësi.
Dobitë e përmendjes së Zotit :
1.Mbjell në zemër kënaqësi dhe gëzim.
2.Fytyrën dhe zemrën e ndriçon.
3.Zemrën dhe trupin e forcon.
4.I fshin gjynahet,sepse të mirat i fshijnë të këqijat.
5.Përzen shejtanin dhe e mund atë.
6.Largon nga zemra mërzinë dhe ankthet.
7.Rrit gjallërin e zemrës.
Shkruarë nga: Bujamin Salija....