Xhemat i nderuar se pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame, poashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë Muaj të bekuar si dhe na mundësoi që ta falim edhe e Xhumas së bashku. Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojm Pejngamberit tonë, njeriut më të dashur,komentatorit më të mirë të Kuranit,predikuesit të fesë së Allahut xh.sh. Muhammedit a.s. si dhe familjes së tij të pastër,shokve të tij etj.
Duke folur për vlerën e tre muajve të shenjtë dalë ngadalë po i afrohemi edhe muajt më madhështor të vitit.
Jemi në prag të pritjes së muajt të Ramazanit,muaj ky ku All-llahu xh.sh nga mëshira dhe rahmeti i Tij, njeriut do t`ia dërgoi udhëzuesin e jetës së Tij (Kur`anin), si dhe për ta praktikuar më mirë këte do ta dërgoi edhe Pejgamberin e Tij.
Muaj i shenjtë i Ramazanit do të jetë një kthesë në histrorinë njerëzore, sepse njeriu do ta shoh dritën e vërtetë, dielli do të ngroh ndryshe, njeriu do të ketë një moral të bukur, si dhe do të jetë i shpëtuar dhe i dashur si ndaj njerëzve poashtu edhe ndaj Allahut xh.sh.
Xhemat i nderuar po na vjen misafiri më i dashur i besimtarëve, vjen misafiri i Allahut xh.sh, ku ky misafir do të jetë dëshmitarë i joni për të mirën ose për të keqen tonë. Misafir ky i cili nuk do të hyjë në cdo shtëpi të njeriut, por vetëm në shtëpit e besimtarëve, për të qenë edhe mysafir i jonë duhet që t`ia hapim dyert e zemrave tona si dhe dyert e shtëpive tona.
Po vjen mysafiri ku edhe melekët do ti luten Allahut xh.sh për të na i falur gabimet tona, mysafir ku Allahu xh.sh do ti hap dyert e xhennetit si dhe do ti mbyll dyert e xhehennemit, mysafir ky ku All-llahu xh.sh i lidh shejtanët(djajt), e i dërgon melekët(engjujt) në tokë që edhe ata të vërtetohen se si besimtari i drejtohet All-llahut xh.sh.
Cështë më me rëndësi ky misafir vjen në kohë dhe në ditë të caktuara, e pas kësaj ne sikurse të kemi dëshir ta mbajm më tepër ai nuk do të ri, sespe vizita e tij është caktuar nga ëna e All-llahut xh.sh.
Pra fjala është për muajn e Ramazanit, muaj ky në të cilin filloi të shpallet Kur`ani famëlartë, si dhe All-llahu xh.sh besimtarëve ua bën farz që këtë muaj ta kalojn në agjërim vetëm e vetëm për hirë të All-llahut xh.sh.Këtë na evërteton edhe ajeti Kur`anor:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.(Suretul-Bekare:185)
Pra muaj i Ramazanit është muaji i dituris, që dalloi të vërtetën nga e pavërteta, është muaji i barazis,është muaji ku muslimani obligohet që të largohet nga haja dhe pija për një kohë të caktuar.
Imam Ahmedi shënon një hadith në të cilën Pejgamberi a.s thotë: “Ummetit tim u janë dhënë 5 cilësi në ramazan, të cilat nuk e kanë pasur popujt e tjerë para ummetit tim:
Eera e gojës së agjëruesit,është më e dahsur tek All-llahu se sa aroma e miksut.
Melekët luten për faljen e gjunaheve të ummetit tim deri sa ta përfundoj agjërimin.
All-llahu xh.sh cdo ditë e zbukuron xhennetin për ta duke thënë: Edhe pak dhe nga rrobët e Mi do të menjanohet cdo breng dhe shqetësim dhe ata do të vin tek ti.
Pengohen të gjitha intrigat e shejtanit dhe ata nuk mund ta bëjnë atë që zakonisht e bëjnë.
Do tu falen mëkatet natën e fundit.Dikush pyeti:Mos është natën e lejletul Kadrit o Pejgamber i Allahut? Ndërsa Ai u përgjigj: Jo, por kur ndonjë punëtor e kryen punën e vet deri në fund, atëherë për atë punë i jepet pagesa.
Xhemat i nderuar këto 5 vlera All-llahu xh.sh i ka pregatitur dhe rezervuar vetëm për ne, ummetin dhe idhtarët e Muhammedit a.s , dhe me këtë na ka dalluar nga tëtjerët, e kjo a nuk është mëshira e All-llahut xh.sh ndaj nesh.
Muaj i ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit dhe ibadetit, por edhe muaj i flijimeve materiale dhe ndihmesës ndërnjerëzore. Vlera e vërtetë e ramazanit qëndron në ate që neve na shtin jo që të tregohemi si musliman, por të dëshmohemi se jemi musliman. Nuk mjafton që muslimani ta përkrah këtë muaj vetëm me dashuri, por dashurin që ka ta tregoi në praktikimin e obligimeve të këtij muaji.
Është muaj ku njeriut i jepet rasti që imanin e tij ta hedh në praktik e jo ta tregoi imanin vetëm me fjal.All-llahu xh.sh për këta njerëz të cilët pretendojn vetëm me fjalë se janë besimtarë thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلاَّ أَنفُسَهُم وَمَا يَشْعُرُونَ
[justify]Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.(Suretul-Bekare:8-9)
Ndërsa dietarët Islam thonë: “Njeriu vetëm me besim por pa vepra është sikur një Pemë pa fryte.
Pra pasi që jemi në prag të pritjes së këtij muaji madhështor duhet që ta dëshmojm imanin tonë gjatë kryerjes së veprave të cilët na i ka caktuar Allahu, si dhe të largohemi prej harameve të cilët na i ka ndaluar All-llahu xh.sh.
Duhet të jemi të gëzuar së pari që All-llahu xh.sh na e mundësoi që ta mbërijm këtë muaj të këtij viti, ku nëpërmjet këtij muaji i afrohemi All-llahut xh.sh dhe pastrohemi prej gjunaheve e jo të mërzitemi se ja po vjen muaji ramazan e si do të largohemi nga haja dhe pija, mos të harrojm se 11 muaj kemi hëngër e kemi pirë por prap jemi këta që jemi.
Të flasësh për vlerën dhe rëndësinë ekëtij muaji nuk mjafton vetëm me një hydbe, por sikurse të flitet edhe me vite përsëri do të ishte e pakët sepse këtë e ka vlersuar dhe lartësuar më i Lartësuari(All-llahu xh.sh).[/size]
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim Hydben e sodit po e përfundojm me një hadith të Muhammedit a.s i cili thotë: “Më erdhi Xhibril emini e më tha: O Muhammed jeto si të duash, prap se prap do të vdesish, duaje kë të duash prap se prap do të ndahesh prej ti, puno cka të duash, prap se prap sipas saj do të shpërblehesh,dije se shkalla më e lartë e besimtarit është ibadeti natën”.
O Zot nëse jemi larguar prej teje na afro,nëse kemi gabuar gjunahet mos na i shëno, nëse jemi hidhëruar na pajto, duat dhe agjërimin tonë na e prano,shpërblimin Tënd na e dhuro të gjitha ibadetet dhe lutjet tona për dner të këtij muaji mos na i refuzo Ja Rabbena.
.....................................................................Amiin................................................................