El-Esmai rrëfen: “Unë dhe një shok dolëm në shkretëtirë dhe e humbëm rrugën.Më vonë kaluam pranë një tende dhe i përshëndetëm banorët e saj me selam. Selamin na ktheu një grua. Ajo pyeti se kush ishim. Ne i thamë se kishim humbur rrugën dhe se ishim gëzuar që gjetëm banorët këtu. Ajo na hodhi një sfungjer për t`u ulur dhe tha që të prisnin derisa të kthehej biri i saj , Akili. Më vonë kur e ngriti derën e tendës, e pa se po afrohej një kalorës. Ajo papritmas u shprehë: “ O Allah! Unë kërkoj shpëtim për vizitorin që po vjen, sepse deveja është e birit tim, mirëpo ai nuk është në deve. Kalorësi erdhi tek ajjo dhe i tha: “ O nëna e Akilit, Allahu ua kompenzoftë humbjen”
Ajo tha: “Mjerë për juve. A ka vdekur biri im, Akili?” Ai tha: “Po” Ajo pyeti: “Si?” Ai u përgjigj: “Atë e kishin rrethuar devetë dhe u detirua të kërcejë në pus.” Ajo i tha: “Zbrit nga deveja që të më ndihmoni t`i përmbushi të drejtat e mysafirëve.” Ajo i dha një dele, të cilin e preu dhe e pjeku për neve. Kur mbaruam të ngrënit, ajo doli dhe tha: “A dinë dikush prej jush ndonjë pjesë nga Kur`ani? “ Unë thash: “Po.” Ajo tha: “Lexo, disa ajete të cilat mund t`i përdori për ngushllim. Unë i thash: “Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij: “Ne do t`ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët , kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillë janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (El-Bekare: 155-157).
Ajo tha: A ka ajet si ky në Librin e Allahut? “ Unë thash: “Pasha Allahun, Allahu thotë kështu në Kur`an.” Ajo tha paqja qoftë mbi ju dhe filloi të fal namaz vullnetar. Pastaj shtoi: “ Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi! Unë pres shpërblim nga Allahu për humbjen e Akilit.” Ajo e përsëriti këtë tri herë, pastaj tha: “Oallah! Unë bëra ashtu siç më urdhëruat, kështu që më jep atë që më premtove.”