Në një fermë jetonin plaku dhe i biri i tij.
Ata kishin vetëm një kalë.
Një ditë kali iku.
- Çfarë fatkeqësie! – thanë fqinjët.
- Fat apo fatkeqësi? Kush e di... – tha plaku.
Javën tjetër, kali kthehet nga malet, pas tij vijnë pesë kuaj të egër.
- Çfarë fati! - thanë fqinjët.
- Fat apo fatkeqësi? Ku ta di... – tha plaku.
Ditën tjetër, djali, duke u përpjekur ta zbus njërin kalë, rrëzohet dhe e thenë këmbën.
- Çfarë fatkeqësie! - thanë përsëri fqinjët.
- Fat apo fatkeqësi? Kurrë nuk dihet... – tha plaku.
Filloi lufta, erdhi ushtria dhe i mori të gjithë djemtë e shëndetshëm. Djali i plakut, me këmbë të thyer, ishte i paaftë, dhe mbeti në shtëpi.
- Fat apo fatkeqësi? Kush mund ta dijë!!!