Njëri nga sahabët i quajtur Xhabir Ensari një herë kishte thërritur Pejgamberin a.s. për drekë. Therri një deve dhe pastaj shkoi për të mbledhur dru për të pjekur devenë. Xhabiri kishte dy djem. Njëri shkonte çdo ditë në shkollë ndërsa tjetri qëndronte tërë ditën në shtëpi sepse ishte i vogël. Atë ditë djali i madh sapo u kthye nga shkolla pyeti të vëllanë:
- Ma trego si e therri babai devenë?
- Ti shtrihu në tokë dhe unë do ta tregoj se si e therri babai devenë.
Djali i madh u shtri në tokë dhe i vëllai i lidhi duart e këmbët ashtu si kishte parë babain të bënte me devenë. Pasi e lidhi, mori thikën, tha "Bismil-lah!
" dhe i preu qafën.
Nëna që e pa këtë, deshi ta rrihte. Djali nga frika hipi në çatinë e shtëpisë. Pastaj nga frika ra që aty dhe vdiq.
Nëna e tyre mendoi "Edhe njëherë që po vjen Rasulullahu në shtëpinë tonë, nuk bën që ta mërzisim me një ngjarje të tillë" prandaj i mori dhe i fshehu kufomat e dy djemve. As burrit të saj që u kthye në shtëpi me drutë nuk i tregoi gjë. Ndezëm zjarr dhe e poqën devenë. Kur erdhi në shtëpi Rasulullahu a.s. dhe u ul në sofër, i pyeti:
- Ti ke dy fëmijë, ku janë ata? Thërriti të vijnë të ulen në sofër!
Xhabiri i kërkoi gruas që të thërriste fëmijët, por ajo i tha: "Ata nuk vijnë dot tani, unë po e veçoj pjesën e tyre".
Xhabiri u kthye te Rasulullahu a.s. dhe i tha:
- Ne e kemi veçuar ushqimin e tyre prandaj ju hani rehat.
Rasulullahu tha: "Unë nuk ha po nuk erdhën edhe ata.
Xhabiri përsëri u fut brenda për të kërkuar fëmijët, këtë herë gruaja i tregoi se çfarë kishte ndodhur, se nuk mundej më ta fshihte dot më.
Xhabiri ku kthye tek Rasulullahu a.s. dhe i pikëlluar i tregoi se çfarë ksihte ndodhur. Në atë moment erdhi Xhibrili a.s. dhe i tha Rasulullahut:
"O Rasulullah, Allahu të dërgon selam dhe tha: "Pejgamberi im i dashur të mos mërzitet, të bëjë dua që fëmijët të ringjallen, dhe sahabët të thonë amin, që Unë t'i ringjalli fëmijët! Nëna e tyre bëri durim për të mos e mërzitur Pejgamberin Tim. Në saje të durimit të saj dhe për respektin tënd, Unë i ringjall ata."
Rasulullahu bëri dua dhe sahabët thanë amin pas tij. Fëmijët u ringjallën sikurse të zgjoheshin nga gjumi, pastaj u ulën së bashku dhe hëngrën të gëzuar.
"Kur njeriu t'i ketë bindjen tek Allahu dhe durimin e fortë, është i sigurt edhe nëse plumbi i shkrepur për të do të ndërroj drejtim nga frika e bindjes dhe durimit."