Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Durimi i një nëne. Sat 4 Jul 2009 - 18:13 | |
| Durimi i një nëneNjëri nga sahabët një herë e kishte thirur Resulullahun për drekë.Theri një deve dhe pastaj shkoi për të mledhur drunj për ta pjekur devenë.
Ai kishte dy djem.Njëri shkonte të marrë mësim nga sahabet e shquar, ndërsa tjetri qëndronte tërë ditën në shtëpi, sepse ishte i vogël.Atë ditë djali i madh sapo u kthye në shtëpi, i tha të vëllait:
-Më trego si e their babi devenë! Ti shtrihu në tokë dhe unë do të tregojë si e theri devenë- ia ktheu i vogli.
Djali i madh u shtri në tokë dhe i vëllai ia lidhi duart e këmbët ashtu sic kishte parë babanë të bënte me devenë.Pasi e lidhi,mori thikën e tha: “Bismil-lah! Allahu Ekber” dhe ia preu kokën.
Nëna që pa këtë deshi ta rrihte, ndërsa djali nga frika hipi në catinë e shtëpisë.Pastaj nga frika ra që aty dhe vdiq edhe ai. Nëna e tyre mendoi: “Edhe një herë që po vjen Resulall-llahu në shtëpinë tonë, nuk bën që ta mërzisim me një ngjarje të këtillë”, prandaj i miri dhe i fshehu kufomat e të dy djemve. As burrit të saj, që u kthye në shtëpi me drunjtë nuk i tregoi gjë. Ndezën zjarrin dhe e poqën devenë.Kur erdhi në shtëpi Resulull-llahu u ul në sofër dhe i pyeti: “ Ti ke dy fëmijë, ku janë ata? Thirri të vijnë dhe të ulen në sofër!”
Buri i kërkoi gruas që ti thërriste fëmijët, por ajo i tha: “Ata nuk vinë dot tani, unë po e vecoj pjesën e tyre”. Babai u kthye te Resulull-llahu dhe i tha: “Ne e kemi vecuar ushqimin e tyre prandaj ju hani rehat!” Resulull-llahu tha: “Unë nuk ha po nuk erdhën edhe fëmijët.” Babai i fëmijëve u fut përsëri brenda, për të kërkuar fëmijët, por këtë her0δ gruaja i tregoi se cfarë kishte ndodhur, se nuk ia fshihte dot më burrit të saj.Babai u kthye te Resulull-llahu i pikëlluar edhe i tregoi se cfarë kishte ndodhur. Në atë moment erdhi Xhibrili a.s dhe i tha Resulull-llahut: “O Resulull-llah, All-llahu të dërgon selam dhe tha: “Pejgamberi im i dashur të mos mërzitet,të bëjë dua që fëmijët të ringjallen edhe sahabët të thonë amiin, që Unë t`i ringjall fëmijët!Nëna e tyre bëri durim të mos e mërziste Pejgamberin Tim. Në saje të durimit të saj dhe për respektin tënd Unë i ringjall ata.”
Resulull-llahu bëri dua dhe sahabët thanë amin pas tij.Fëmijët u ringjallën sikur të zgjoheshin nga gjumi,pastaj u ulën së bashku dhe drekuan të gëzuar. | |
|