A ka fjalë më të bukur se durimi??? Kthehu Rrugëtimin tonë nëpër këtë itinerar shkronjash po e fillojmë me këtë titull të venduar në formë të pyetjes. Titull i cili vetëm si i tillë nuk do të ketë vlerën e duhur poqese nuk praktikohet dhe nuk përjetohet nga thellësia e brendshme e individit. Paramendoni një shoqëri me shumë individë të durueshëm dhe falënderuesish, dhe një tjetër, ku padurimi është gjella kryesore në jetën e tyre të shkurtë. Sigurisht që do të ndjenit mungesë të të shprehurit dhe të përqafuarit të idesë së durimi është jetë. Po, po, durimi është jetë ndriçuese e njeriut e cila shndrit nëpër qiej dhe thellohet në brendinë e zemrës së tij. Kolosët e diturisë dinin ta vlerësojnë këtë fenomen i cili zhgënjen djallin e mallkuar dhe e gëzon zemrën e individit dhe të shoqërisë. Goditja më e fortë e besimtarit ndaj Djallit të mallkuar është durimi.
Njëri nga gjenerata e parë e muslimanëve gjatë ligjërimit (hutbes) së ditës së Bajramit kishte thënë:" Ju jeni si lulja, e njerëzit e tjerë si pluhur. Njerëzit endin, e ju visheni; njerëzit japin, e ju merrni; njerëzit prodhojnë, e ju i shfrytëzoni; njerëzit mbjellin, e ju ushqeheni."(Më gjerësisht shih në librin: Premtimi për durimtarët, Ibën Kajjim el-Xhevzije , fq.193).
A nuk pati të drejtë ky imam që iu drejtua xhemmatit të tij në këtë formë? Po, sikur të falënderonim për të mirat e panumërta që Zoti na ka dhënë dhe sikur të duronim gjatë sprovave a nuk do të ishte më mirë dhe a do ta humbnim udhëheqjen tonë në këtë botë? Durimi është sfidë për individin i cili nuk dinë gjë përveç pesimizmit të tij të tepruar. Ai, pra durimi e bënë të pjellshme idenë e sakrificës në zemrën e tij, e krijon një molekulë plus në brendinë e tij dhe e bënë formë reflektuese në individët tjerë përmes tij. Shiko se sa i mëshirshëm është Zoti yt i cili të dha rrugën e fitimit të xhennetit. Sikur vërtet të mendoje me kokë, të logjikoje dhe të meditoje rreth ajeteve kur`anore dhe krijesave të Zotit do të arrije në një përfundim të mahnitshëm. Nuk ka asnjë segment i jetës së njeriut e të mos jetë i vulosur me durimin.
Thotë All-llahu në Kur`an:"Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (Asr: 2-3)
Klasifikimi i saktë i All-llahut xh.sh. mahnitë të gjitha krijesat në rruzullin tokësor. Njeriu në humbje të sigurt... edhe pas këtij ajeti dyshon që njeriu nuk mund të jetë në humbje të sigurt? Po, All-llahu a i humb durimtarët, ato që këshilluan për të mira, që vulosën durimin në shpirtrat e tyre dhe që iu përmbajtën të vërtetës. Si mund t'i të ekzistosh pa All-llahun xh.sh., i padurueshëm, i papërmbajtshëm dhe euforik, kur të gjitha të mirat e panumërta vijnë nga ana e Furnizuesit të botrave. Ty t'u kanë verbëruar sytë dhe ende po vazhdon me padurimin tënd duke kërkuar begati të panumërta në një rrugë të gabuar dhe të devijuar. Këmbët e tua dhe duart tua që t'i fali Zoti i gjithësisë po shkelin në thyerjen e urdhrave të Tij, a nuk e meriton t'i ndëshkimin? Dhe prapë Zoti është falës dhe mëshirues i madh. Të gjitha gabimet t'i falë, ta hapi edhe derën e pendimit, derën e sinqeritetit, frikës, respektit. Por, t'i përshkruash shok Atij, atëherë sigurt do të jesh në një humbje të sigurt. O t`i që ke humbur durimin në fatkeqësi, a ke harruar fjalën e All-llahut xh.sh. i cili thotë në Kur`anin Famëmadh: "All-llahu i do durimtarët." (Ali Imran: 146)
Apo ndoshta je i dashuruar në epshet dhe dëshirat e panumërta të tyre të cilat të thërrasin në këtë rrugë të frikshme dhe të devijuar? Ah, sa të mjerë janë ata që kanë sy dhe nuk shikojnë, që kanë veshë dhe nuk mendojnë mbi përgjegjësinë e veshëve që kanë për to, kanë këmbë dhe nuk falënderojnë... E sa njerëz Zoti i krijoi pa sy, të shurdhër, të çaluar, invalid dhe prapë ato po sodisin në rruzullin tokësor sa miliona të tjerë të bukur dhe me konstrukt të mirë në trup. Paramendo Ejubin a.s., sëmundjen e tij, fatkeqësinë e tij në familje, ndërsa ai i durueshëm priti shpërblimin dhe zbardhjen e çështjes së tij nga ana e All-llahut xh.sh. Po, sikur të harronim sprovat që neve na ndodhin në jetën tonë të përditshme, atëherë duhet të mërzitemi, sepse Zoti sprovon besimtarët me qëllim që të shoh dashurinë e tyre ndaj Tij dhe të matë aplikimin e durimit në jetën e robit të Tij.
Nuk ka dyshim se besimtarët përveç Djallit të mallkuar armiq kanë edhe ushtrinë e tij në mesin e njerëzve të cilët për çdo ditë dhe për çdo sekondë po thërrasin në intuitën e tyre të mallkuar drejtë devijimit të besimtarëve.
All-llahu tha në Kur`an:" Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Eshtë e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata." (Ali Imran:120)
All-llahu kërkon nga ne që të jemi të durueshëm poqese dëshirojmë fitore në këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër. Dinakëritë e armiqve të besimtarëve do të mund të përballohen vetëm me durimin tonë, dhe me ndihmën e All-llahut ne do të jemi fitimtar.
A nuk tha Antari në poezinë e tij:
"Ishte e brengosur, por durimtare- andaj e lirë
E fortë kur shpirtrat e frikësuar prej të tjerëve ndihmë kërkojnë."
(burimi i njëjtë: fq.23)
E poeti tha:
"O shërbëtor i trupit , sa i pafat që je më këtë shërbim!
Shpirti , e jo trupi të bën njeri."
(burimi i njëjtë: 60)
Dhe poeti tjetër tha:
"E duroi durimin derisa durimi kërkoi ndihmë,
E ai i tha durimit bëj durim."
(burimi i njëjtë: 75)...
Pas gjithë kësaj të lutem më thuaj , a ka fjalë më të bukur se durimi???