Kurbani shembulli më i mirë izemërgjërësisë.
Në urdhrat e Allahut xh.sh njeriu duhet të jet i vendosur, duhet ulur kokën pa bërë analiza dhe komentime. Është shum me rëndësi që të jemi të pregatitur për e tu përgjigjemi urdhrave të Tij, jo vetëm me fjalë por at përgjegjësi ta tregojmë edhe në vepra.Të tregohemi se ndaj urdhrave të Allahut xh.sh jo që jemi gati të sakrifikojmë një pjes të pasuris, por nëse e lyp nevoja edhe jetën (shpirtin) tone, e ti themi “O Zot un për hir Tëndin jam në gjendje jo vetëm nji pjes të pasuris por edhe jetën”. Mos të harojmë se shpeshherë ndodh që nga neglizhenca më e vogël që bëhet në kët drjetim, në këtë rrugë mund të dëmtoj besimin dhe daven(misionin) për Islamin.
Kurbani është treguesi më i mire, inciator i sakrificës të mallit të besimtarit dhe vetes së tij ndaj urdhrave të Allahut xh.sh. Kur Allahu xh.sh e urdhëron besimtarin me therjen e kurbanit, ai nuk duhet te hamendet ne te, por të jet i gatshëm e të thot “O Zot un pë hire Tëndin jo vetem nji por edhe më shum dhe jam i gatshëm nëse e lip nevoja që edhe shpirtin tim të bëj kurban.
Shembul më të mirë kemi te Muhammedi as. ku ai tërë jetën e tije për cdo vit therte kurban , që na jep të kuptojmë se edhe ne vet nëse i plotësojmë kushte e therjes së kurbanit jo të bëhemi koprrac, por me plot kënaqësi të kryejn këte obligim, sepse në kët mënyrë ne tregohemi më zemërgjërë, human, nënshtrim dhe ndëgjues ndaj urdhrave të Tijë, ku edhe Allahu xh.sh. thot”Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.”(Suretul-Haxh 34).
Sepse tek Allahu xh.sh nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbanit po arrin sinqeriteti ndaj Tij, ku cek edhe Kurani famëlert “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.(Suretul-Haxh 37).
Nëse krahasojmë imanin e Hz Ibrahimit ndaj Allahut xh sh. i cili vendosi që jo kafshën por edhe gjëjën më të shtrenjt, fëmijën e tij të flijoj për hir të Allahut
xh.sh., por nëse do e kërkonte nevoja edhe veten. Shumica mund të thot se ai ka qen pejngamber, por mos të harojmë se edhe ai ka qen njeri, ka pasur ndjenja dhimbshmeri ndaj femiut te tij siq kemi edhe ne sot, por kur ka qen ne pytje nënshtrimi ndaj urdhrave te Allahut xh.sh. e ka bërë këte pa prites. E ne sot jo se nuk jemi në gjendje te bëjmë kurban birin tone por ndoshta tregohemi dorështërnguar edhe ne flijimin e nje pjeses së pasurise, gjë të cilën na e ka mundësuar vet Allahu xh.sh.
Mu për këte nuk duhet te hamendemi se a duhet apo jo, më takon apo jo, por të jemi falemenderues Allahut xh.sh për këto begati dhe pa prites ti themi :”Të pëgjigjemi o Zot të pergjigjemi” dhe me therjen e kurbanit te tregojme humanizmin,duke shperndar mishin e tij, fqinjve, farefisit dhe të varfërve.
Vetëm në këtë mënyrë ne tregojmë besimin tonë dhe bëhemi shembelltyr edhe per gjenerata qe vijn pas.
Prg: Uzeir Ibrahimi.