<< Kurban Bajrami>>
Kurban Bajrami - Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.
Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën
myslimane, për shembull në Maroko.... Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe
Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Turqi quhet kjo festë Kurban Bayrami. Kështu quhet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Rusi. Në Kinë quhet Festa e Kurbanit.
Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të Allahut zh.sh. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj cjap lopë,buall apo dve) si kurban.
Sipas rregullave kjo kafshë si delja, cjapi duhet të jetë së paku një vit i vjetër,ndërsa lopa 2 vjet, devja 5 vjet.Ky
recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:
Në emër të Allahut
Bismillahi
Allahu Akbar
Dhe Allahu është më i madhi
O Allah, kjo me të vërtetë është për ty
O Allah, pranoje nga unë
Pas sakrificës së kafshës,Sunnetit të Muhammedit a.s., mishi duhet të ndahet në
tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe
fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.
Allahu xh.sh. te gjith atyreve qe kanë bërë nijet ua pranoft, si dhe ua mundësoft edhe atyreve të varfërve, që edhe ata të ken mundësi të zbatojn këtë urdhër të Allahut xh.sh.
Amin.
Prg;Uzeir Ibrahimi.