Njeri.Njiheni vetveten.Çdo gjë fillon me ju.
Mos harroni se jeni vatra e të gjitha krijesave.
Njeriu është edhe rrugë edhe udhëtar.
Nëse udhëtari dëshiron ta njohë udhën, ai duhet ta njohë vetveten. Duhet t'i njohë virtytet, veçantitë, dobësitë, përgjegjësitë, të drejtat…
Qytetërimi që nuk mbështetet në virtyt dhe moral, që nuk ushqehet nga kauzet e arsyes dhe ndërgjegjes,është një festë e përkohshme me flamurka e banderola që nuk i shërben lumturisë së njerëzimit,por vetëm ca të pasurve si dhe dëshirave të ca qejflinjve.Mjerë për ata që gënjehen pas parrullave të tij me drita që ndizen e shuhen!
Nuk ka dyshim se popujt e egër dhe endacakë janë gjakderdhës,mizorë e piratë. Ndërkaq, është një e vërtetë se, meqë kjo gjendje e tyre dihet nga të gjithë,nuk është shumë e rrezikshme për të tjerët.
Mirëpo ç'tu bësh endacakëve të qytetëruar të pajisur me armë moderne që ruajnë në çdo kohë rastin e volitshëm për të pirë gjak!
Qytetërimi i vërtetë është mundur të vërtetohet vetëm në kushtet kur kanë prirë vazhdimisht dituria dhe morali bashkë.*
Qytetërimi s'është pasuri materiale, dukje,shijim i kënaqësive trupore dhe notim i lëndësores mes dëfrimesh.Qytetërimi është pasuri ndiesore, delikatesë shpirtërore, thellësi pikëpamjeje dhe pranim i të tjerëve duke u njohur edhe atyre të drejtën për të ekzistuar.
Kultura lind dhe zhvillohet nga natyra e kombit dhe shoqërisë.
Ç'të jenë lulet dhe frutat për një pemë, ajo është edhe kultura për një komb
e shoqëri.Kombet që nuk kanë mundur ta zhvillojnë dhe
maturojnë ose që e kanë humbur kulturën e vet, u ngjajnë pemëve që
s'japin fruta ose që u janë derdhur frutat.
Ato janë të dënuara që,në mos sot,nesër,të priten për t'u përdorur për lëndë druri.
Me këto fjalë e përfundojë shkrimin sepse nuk dëshirojë që ta lodhë lexuesin apo lexuesën nga reshtat e gjata,besoj tju sjellinë dobi.
Mu duk se me këto fjalë e binda.Por ai përsëri më kundërshtoi:
"Në mos si kafshë, atëhere jetoj si të pafetë e Europës?"
Përnjëherë iu përgjigja: "Ti nuk mund të bëhesh si ata, sepse ata edhe në qoftë se mohojnë njërin profet, i besojnë një tjetri profet.
Shpirti,zemra po edhe mendja ime qajnë duke përshpëritur:
"Oh ç'na ka gjetur!Aman,mjerë për ne!
Omëshiruesi i mëshiruesve!Na mbrojë!
Na shpëto nga sherri i shejtanëve,xhindëve dhe njerëzve!
Zemrat e vëllezërve të mi mbushi me sinqeritet,
muhabbet, dashuri, vëllazëri e dhembshuri."
"Ai pa shkumën e jo detin,pa të sotmen e jo të nesërmen."
Es selamu alejkum lexues i dashurë deri ne shkrimet e ardhëshme ju dëshiroj të kaloni çaste të këndshme ne adhurim në punë etj.
Autorë: Bujamin Salija [ Historian ]