Një rob Iranian ia ngjit Hz.Omerit thikën në shpinë, duke falur namaz. Hazreti Omeri mundohet që ta drejtoj shpinën për ta kompletuar namazin. Personat pranë Hz.Omeri e paralajmëronin se ai nuk është në gjendje që të fal namaz, por ai mundohej që ta bëj namazin dhe i afrohej Krijuesit duke e kryer adhurimin e namazit. Më veç kishte filluar që të humb vetëdijen. Sikur të kishte hyrë në komë.Mundoheshin që ta zgjojnë, por assesi nuk mundeshin që ta zgjojnë Omerin. Në njënga çastet hyri brenda nga të rinjtë e sahabeve, Misver Ibn-i Mahreme. I thanë se nuk mund ta zgjojnë Hz.Omerin, Kalifin e Shtetit! Misferi ishte ende në moshë të re, por e kishte Hz.Omerin mirë:- Thirreni Emirin-l Mu`minin (kalifin)për namaz!, u tha të pranishmëve.Njëri u afrua pran veshit të Hz.Omerit dhe i tha:- "Essalah ja Emirul Mu`minun!, "Çohu për në namaz ej Kalif i besimtarëve". Edhe sikur ta thernin me thikë, edhe sikur ta digjnin në zjarr, kur të thirrej Omeri në namaz menjëherë zgjohej. Ashtu siç një person që është duke fjetur dhe pasi është thirr disa herë të zgjohej si i hutuar, në të njejtën mënyrë edhe Hz. Omeri u zgjua dhe tha: "Ha Allahi izën", "U bë, tani u çova", tha edhe u mundua të drejtohet.
Mendimi i madh i Fetullah Gylenit pasi që e tregon këtë ngjarje e analizon në këtë mënyrë: "Nëse edhe ju posedoni një zë që do të mundej të arrinte deri tek Hz.Omeri pasi të kishte ndërruar ai jetδ dhe t`i kishte thënë: "Esselah ja Emirel Mu`minin", do ta kishit dëgjuar Hz.Omerin duke thënë, "Ha Allah izën", dhe duke u drejtuar për në namaz. Ja kjo ishte dashuria e Hz. Omeri që e kishte për namaz.