REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Porosi gjymtyrëve! Wed 17 Nov 2010 - 12:19 | |
| Porosi gjymtyrëve! Oj zemër…cka është me ty që të është ndryshuar gjendja?
Je bërë e zymtë..i sheh gjërat ndryshe nga realilteti!Dhe sikur Allahu të ka vulosur ty,dhe nuk je në gjendje të dallosh hakun(të vërtëtën ) nga e pavërteta,të mirën nga e keqja…as udhëzimin nga humbja…
Te ti janë barazuar dhe janë bërë paralele gjërat:e bardha me të zezën dhe e mira me të keqen…
Oj zemër jeta ime është bërë e zymtë me ty…vepra e mia të mira më janë pakësuar dhe të këqijat më janë shtuar…
Zemër të lutem!!!Largoje ngurtësimin tënd nga unë që para Allahut të dal me zemër të bardhë…
O sytë e mi!!Pse aq shumë jeni terruar?!
Pse nuk e shihni realitetin e kësaj bote?!
Pse nuk më ndihmoni ta shoh të vërtetën?!
O sytë e mi,Allahu ju ka zbukuruar juve dhe ju ka dhënë dritë…por haramet e mia ju kanë terruar andaj ju lutem largojuni shikimeve të ndaluara sepse nuk dua të hidhet plumb i shkrirë tek ju në ditën e gjykimit!!!
E ju vesh a nuk u lodhët???
A nuk u mërzitët nga bisedat boshe dhe nga tingujt shurdhues e devijues?!
A nuk është koha që të dëgjoni ezanin e bukur e të vraponi kur të dëgjoni fjalën “Eja në namaz”Eja në shpëtim”???
Mjaft më!!!Mjaft u mbyllët për ta dëgjuar realitetin…
E për ty gjuhë?!Cka të flas?!
vAllahi më vjen turp të filloj….nuk je lagur asnjëherë me dhikër por vetëm je tharrë dhe je kënaqur me thashetheme..nuk je kënaqur duke kënduar Kur’an por je tmerruar duke përsëritur hitet e vitit…
Tani më trego si do të dalim ne të dyja para Allahut?!
Mjer…Mjer për mua dhe ty nëse nuk e ndryshojmë gjendjen…
vAllahi a nuk është turp o duart e mia…A nuk është turp që asnjëherë nuk ju kam ngritur në qiellin e kaltër dhe të lutem për pendim?
A nuk është turp o këmbët e mia që shkelni xhaminë vetëm gjatë ramazanit?!
Si do të dalim para Tij o gjymtyrët e mia???!
SubhnaAllah mu kujtua rasti I një njeriu të cilin e kishte takuar Halid bin Velidi..
Kishte qenë I ulur në një skaj të xhamisë dhe vazhdimisht falenderonte Allahun subhanehu ue teala…
Halid bin Velidi e degjoi andaj shkoi të shikon se cka posedon ai njeri që aq shumë e falenderon Allahun,kur e shikoi u habit nga gjendja e tij…
SubhnaAllah pa duar,pa këmbë,pa sy dhe me sëmundje të dhimbshme…
Pyeti Halid bin Velidi pse aq shumë e falenderon Allahun?!
Njeriu ngreu kokën e tha:Vallë a nuk duhet të jem falenderues që Allahu në zemrën time e ka mbjellur dashurinë e Tij???A nuk duhet falenderuar Atë I cili ma mundësoi ta shijoj ëmbëlsinë e imanin?!
Menjëherë e ndjeva një dridhje në zemrën time,e kuptova se filloi edhe zemra ime të shkrihet nga ai akull që shumë kohë më ka larguar nga Allahu,filloi të mbushet me besim andaj menjëherë u ngrita dhe me këmbët e mia vrapova për në xhami që ti ngre duart para Allahut,që veshi im të dëgjon ezanin,që syri im të laget me lotin e pendimit dhe që zemra ime të vulos dritën e imanit… | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Porosi gjymtyrëve! Wed 17 Nov 2010 - 14:48 | |
| Allahu ju shperbleft moter per kete poostim te mrekullueshem Allahu na udhezoft neve dhe gjymtyrat tona dhe na falt Allahu per gabimet qe i ban nefsi dhe gjymtyrat tona ...Amiin | |
|
REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Re: Porosi gjymtyrëve! Wed 17 Nov 2010 - 14:59 | |
| amin amin edhe juve vellah | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Porosi gjymtyrëve! | |
| |
|