Selamu alejkum!
- Shume here ndodhe tek ne mundohemi brengat tona t'i sherojme me te ndaluaren,drejt e te harami kerkojme dalje nga situata.psh Nje njeri eshte i semure nga veshket dhe mundohet t'a arsyetoje veten se une jam i semure dhe mjeku ma ka leju te e perdor biren si ilac (sherim).
Po pse menjihere te harami kerkojme sherim apo zgjedhje te hallit tone?!Pse mos t'i shfrytezojme rruget e lejuara e me ne fund kur skemi rugedalje tjeter jemi veq te detyruar atehere nevoja dhe detyrimi ben perjashtim,por kur nuk ka zgjedhje tjeter.
- Harami eshte haram dhe qellimi i mire nuk e arsyeton haramin.psh ju keni thene qe nese une mar 200 euro haram dhe pasi te punsohem t'i jap sadaka dmth keto para.Jo nuk ben, pasi e kemi shume te qarte hadithin e pejngamberit a.s ku thote:
"Allahu eshte i paster dhe nuk e pranon miresine tone veq nga te pastertit apo(nga rruge te pastra)"
Pra edhe sadakaja kur te jepet duhet te jete e paster nese duam qe Allahu te na pranoj ate sadaka.
edhe nji hadith tjeter Muhamedi a.s thote:
"Nuk pranohet sadakaja e robit qe e ka fituar nga harami dhe as nuk bekohet ai kontribut dhe ai eshte ushqimi i tij ne zjar.Zoti i madheruar nuk e fshin te keqen me te keqe por e fshin te keqen me te mire.Papastertia nuk e fshin te papastren".
Vella i nderuar Allahu te ndihmofte ne zgjedhjen e hallit tend ne menyren e lejuar.amni
Kjo ishte pergjigja e pyetjes suaj inshallah e kemi qelluar.
Me Respekt.Burim sherifi