Kam disaq pyetje per hoxhalaret, ju lutem ne menyre
sa me te shkurte te pergjigjeni, pa citime te kuranit:
1.Te bejsh portrait te njeriut eshte haram, po cka
nese un krijoj nje person me nje program per 3d
modelim, a quhet njejte haram.
2.Nese eshte haram te krijojsh nje person me program
per 3d modelim, a eshte haram nese une e marr ate 3d
modelin nga interneti dhe i jap une levizjet e duhura
per qellimet e mia?
3.Nese une deshiroj ti bej nje te keqe dikujt, por aj
gjesti im atij njeriut ndikon ne menyre pozitive, mua
aj gjesti me quhet si haram apo si sevap?
4.Nese deshiroj ta ndihmoj dikend, por aj gjesti im
atij njeriut ndikon ne menyre negative, mua aj gjesti
me quhet si haram apo si sevap?
5.Nese une e lexoj Kuran-in dhe e kam ne duart e mia,
dhe pa dasht rrezohet ne toke, pasi une e marre prej
toke cka duhet te bej, a duhet ta puthi Kuranin apo te kerkoj
falje Zotit apo te them ndonje dua; dhe a do te me
quhet harram pse me ka rene per toke?
6.Nese une i lutem Zotit per ndonje person, a me
quhet sevap mua, apo vetem atij personi i quhet sevap
pse lutja eshte per ate person?
7. Nese une them (me qellim te mire) per dikend qe ka
bere dicka, por ne fakt ai personi nuk ka bere asgje,
a me quhet mua harram ate gje qe kam thene?
8. A eshte me sevap te ndihmoj nje kafshe apo dikend
qe nuk eshte musliman?
9.Nese une punoj ne nje kompani qe ben filma erotike,
por nuk punoj si aktor, por punoj si regjisor apo
montazher, mua a me quhet harram pse e bej ate pune?
10. Dihet se te ndash nje cift i dashuruar eshte me
harram se sa ta prishish nje xhami; por nese une e
ndaj nje cift i cili nuk eshte i lumtur atehere mua a
ma quhet harram apo sevap?
11. Nese nje person me emrin "A" e mbyt nje person me
emrin "B" dhe une e ndihmoj personin "A" qe ta zhduke
trupin e personit "B", a me quhet mua harram njejte
si personit "A" qe e ka mbyt ate njeri?
12.Nese dikush e mbyt nje te familjes time dhe une e
mbyti ate person qe e ka mbyt ate te familjes time, a
me quhet mua harram apo sevap?
13.Nese une zbuloj dicka (teknologji te re, menyre me
te shpejt per te bere nje pune, dicka qe ndihmon te
tjeret) por njerezit e perdorin per te bere keq,
zbulimi im a me quhet si sevap apo si harram?
-Nese me kujtohen ende pyetje, do tua parashtroj, me falni nese mendoni qe pyetjet jane ofenduese apo provokative, nuk e kam aspak qellimin te provokoj apo te ofendoj apo te turperoj dikend, arsya eshte qe jam shume kurioz dhe dua te di me shume. Diten e mire.