Universitet dhe xhami Selim Muça kërkon mbështetjen e Berishës
Kryeministri Berisha priti dje kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca. Në takim i cili është pasqyruar në faqen zyrtare në internet të kryeministrisë, kreu i myslimanëve njohu kreun e qeverisë me zhvillimet e fundit institucionale brenda komunitetit, si dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë për çeljen e një universiteti.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar e njohu gjithashtu Kryeministrin me nismën për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, por, duke shprehur skepticizmin e komunitetit për realizimin e këtij projekti, Z. Muça kërkoi mbështetjen e Kryeministrit për realizimin e një xhamie në Tiranë.
Në njoftimin e publikuar në faqen e kryeministrisë mësohet se kreu i myslimaneve është shprehur se premtimi për ndërtimin e një xhamie në Tiranë është bërë dhe 5 vjet më parë nga Bashkia e Tiranës, por ky premtim nuk është mbajtur asnjëhere. Në përfundim, Berisha u siguroi përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, mbështetjen e plotë të qeverisë si për çeljen e universitetit, ashtu edhe për ndërtimin e objekteve të nevojshme të kultit, duke konsideruar që mbështetja e komuniteteve fetare është një qëndrim konsistent i qeverisë./news24/