Presidenti egjiptian Muhamed Mursi kritikoi vendet perëndimore që mbështetën regjimet të cilat bënë presion mbi popujt e tyre për dekada të tëra.
Duke folur në Fondacionin Korber në Berlin, Mursi tregoi se vendet perëndimore kanë ndihmuar regjime të caktuara, të cilat kanë vendosur presion mbi njerëzit e tyre për vite me rradhë.
“Vendet perëndimore kanë përkrahur regjimet duke vënë presion mbi njerëzit e tyre në emër të stabilitetit, dhe luftimit të forcave radikale”, tha Mursi.
"Si rezultat i këtyre qëllimeve, vendet perëndimore i dhanë më shumë rëndësi interesave të tyre politike dhe ekonomike, përderisa kërkesat e popujve të shtypur janë shpërfillur. Kjo situatë është e papranueshme", theksoi Mursi.
"Tani ne duam dialog në nivel të barabartë. Askush nuk duhet ta shohë veten si më superior ndaj tjetrit,” tha Mursi gjithashtu.
/mesazhi/
Wed 6 Feb 2013 - 20:07 nga Zudi Fejzuli