OBLIGIM ISLAM I çDO MUSLIMANI ËSHTË QË TI EDUKOJË FËMIJËT E VET
Duke shiquar Islamikisht çdo një muslimanë e ka obligim që ti edukojë fëmijët e vetë në frymë islame. All-llahu xh.sh këtë detyrë qartë e potenconë në Kuranin famëlartë në të cilin edhe thotë :
’’ O beësimtarë , ruanja veten dhe familjen tuaj prej zjarri , lënda gjëgëse e të cilit do të jetë , njerëzit dhe gurët….. ( Tahrim : 6 )
Për ta kuptuar sa më mirë kët ajet patjetër të shohim se çka thonë komentatorët e Kur’anit reth kuptimit të këtij .
Ibn Kethiri në tefsirin e tij sjllë mendime të ndrishme reth kuptimit të këtij ajeti dhe për ate edhe i citon fjalët e Hz Alijut duke thënë: ’’Edukoni dhe mësoni ato’’ duke patur për qëllim antarët e familjes.
Ebu Talha ka thënë: ’’Nënshtrohuni All-llahut dhe ruhuni prej gjinave. Pastaj urdhëroni familjen tuaj që ta kujtojnë Zotin për të qenë të shpëtuar prej zjarrit’’
Muxhahidi thotë: ’’ Frikohuni All-llahut dhe urdhëroni familjes tuaj që Atij ti frikohen’’
Katade fjalët Kur’anore ’’Ruanja veten dhe familjen prej zjarri’’ i komentonë kështu: ’’Obligim i juaj është që ti detyroni familjet tuaja që ti nënshtrohen All-llahut, siç e keni obligim që ti largoni ato edhe prej gjinaheve’’ Muslimani është i obliguar që tia mësoj familjes së vete të gjitha detyrat , që ai ti dijë detyrat ndaj All-llahut xh.sh që ti kryejë dhe ndalesa që të dijë se cilat jan ato që të ruhet prej ndalesave të Tij.
Mirpo Ismail Haki në tefsirin e tij ’’Ruhul bejan’’ duke e komentuar kët ajet Kur’anor piksëpari shpjegonë se çfarë duhet të kuptojmë me termin ’’ familje’’, pastaj na tregon se këtu bëjnë pjesë të gjithë antarët e familjes, po bile edhe shokët e afërt. Kjo është shenjë, se udhëzzimi duhet që patjetër të fillojë prej të afërmive. Prandaj pastaj thotë: ’’Urdhëri i Zotit për ta ruajtur veteveten ka të bëjë me punën e tij ndaj rregullave të Zotit ndërsa ruatja e familjes prej zjarri do të thotë se ajo duhet që të këshillohet, të edukohet dhe mësohet, sepse vetëm në këtë mënyrë njeriu mund që të ruhet prej zjarri’’
Ky koment përputhet me hadithin në të cilën Muhamedi a.s thotë: ’’Bekimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ato që thonë: O familja ime, ruanja namazin, agjëroni, jepni zeqat, kujdesuni ndaj fukarave dhe fatëkeqit dhe bëhuni fqij të mirë nëse dëshirinio që të gjithë neve së bashku All-llahu të na fus në xhenet’’
Muhamedi a.s një herë duke biseduar me një ashab tha :
Ti ke obligime dhe detyra ndaj All-llahut xh.sh , ke obligime dhe detyra ndaj vetvetes , ke obligime dhe detyra ndaj familjes.Prandaj kryej obligimet tuaja ndaj çdo njërit prej tyre….
Prandaj edhe shpeshë herë thoshte Omeri r.a
Edukoni fëmijët tuaj se për këtë do do të pyetine para All-llahut xh.sh se si i keni edukuar dhe për ate se çgarë i keni mësuar. Ndërsa Ato do të pyeten se a janë sjellur mirë dhe a të kanë ndëgjuar.
Për mos edukimin e fmijve Muhamedi a.s
Nuk do të dalë para All-llahut besimtari me një dënim më të madh se ai që nuk i ka edukuar fëmijët e vetë me një edukim të drejtë islam dhe në qoftë se nuk ua ka mësuar regullat fetare, pa të cilat as që mund të paramendohet jeta e muslimanit.
''''''''''''''''''''Pse e kemi obligim që ti edukojmë fëmijët ?
ATË QË NJERIU E HARXHON PËR VETE, PËR FAMILJEN DHE PËR FËMIJËT E VET KONSINDEROHET SADAKA
Njeriu që mundohet të punojë që në atë mënyrë tu sigurojë egzistencën familjes së vete kjo vepër konsinderohet në rrugë të All-llahut xh.sh.
Dhe e gjithë ajo që njeriu harxhon për familjen e vete konsinderohet sadaka.
Tërë ajo që njeriu e harxhon për vete dhe nevojat e familjes së
vete, për gruan , fmijët dhe prindërit është sadaka për të cilën njeriu do të shpërblehet para All-llahut xh.sh.
Pse duhet që prindërit që ti edukojnë fëmijët?
- I edukojmë përshkak se na urdhëronë All-llahu
- Që të shpëtojmë vetveten tonë prej zjarri
- Ti udhëzojmë ata në rrugë të mbarë, e të drejtë,
- I deukojmë që të kemi dobi prej tyre edhe pas vdekjes.
sespse
Deri sa jemi kët botë ekzistojnë shum mundësi të bëjmë vepra të ndryshme – të pëlqyeshme për All-llahun xh.sh, për të cilat në ditën e gjikimit do të shpërblehemi.
Mirpo muslimani i mençur për pëpiqet që edhe pas vetes të lë vepra të mira për të cilat do të shpërblehet edhe pas vdekjes.
Pra kjo mundësi edhe egiston……..Muhamedi a.s thotë: Pasi të vdesë njeriu i ndalen të gjithe veprat e tij në perjashtim nwse ka lene: Dituris,sadakase,dhe Fmijëve të edukuar. Sa herw qw fwmijwt e tij tw bwjnw ndonjw vepwr tw mirw ky i vdekur do tw ketw sevape nw varin e tij.
E kemi obligim sepse Nëse nuk i edukojmë ato do të përgjegjemi para All-llahut xh.sh
Një herë te Hz. Omeri, halifi i II i muslimanëve erdhi një njeri me djalin e tij që ankohet se si ai nuk e ndëgjonë djali. Hz.Omeri r.a. Tha: O djalosh a nuk I frikohesh All-llahut? Pse nuk I dëgjon, pse nuk I respektonë prindërit tu.A nuk e dijnë se All-llahu ka dhënë urdhër të prerë që të sillesh mirë me prindërit.Por ky djalosh ishte në të drejtë prandaj dhe Pyeti? O udhëhqës I muslimanëve.Vallë kur All-llahu xh.sh mua më caktoi detyra ndaj prindërve a thua se nuk u caktoi edhe Prindërve të mi detyra dhe obligime ndaj Meje.?! Hz.Omeri r.a u përgjigj: Me siguri se babai it ka pasur disa obligime ndaj teje.djaloshi tha:Babi im nuk ka kryej asnjë nga detyrat që e ka udhërur All-llah xh.sh. Babi im më ka emruar mje një emër të cilin sa herë që më thërasin shokët, tallen me emrin tim, nuk më ka mësuar, leximin e Kur’anit, nuk më ka mësuar shartet, nuk më ka dhënë shkollim, nuk më ka dhënë as ndonjë zanat.Hz.Omeri r.a I dha të drejtë këtij djaloshi duke e qërtuar babain e tij, I cili nuk I kyshte kryer obligimet ndaj djalit të tij.
Xhemat I nderuar kjo dukuri ndodhe edhe tek ne,edhe ne shpesh herë ankohena se nuk na dëgjojnë fmijët, dhe asnjëherë nuk mendojmë se a I kemi kryerë ne dytarat që na caktoi All-llahu xh.sh ndaj tuyre.
Ne kemi filluar ti emortojmë fëmijët tanë me emra të artistëve të njohur të filmave serik, ose me emrat e futballerave më të njhur.
- Kush është a prindi I cili ia ka mësuar fëmijut të vetë, faljen e namazit,
- Kush është a prindi I cili ia ka mësuar fëmijut të vetë, faljen e leximin e Kuranit
- Kush është ai prind I cili fëmijve të vetë ua mëson,rregullat fetare, pastaj sjelljet islame, , se çka të punojnë ata, si sillen, si vishen, me çka meren ata, etj
' - Kush është ai prind që u ndihmonë fëmijve gjatë shkollimit, sepse për shkollim nuk mjaftonë vetëm ndihma materiale e prindërëve, por mësimi i tyre, vizita të shpeshta në shkollë etj.
- Sa u ndihmojmë fëmijve në martes,? Deri para dzsa viteve ka qenë ajo më ekstremja, prindëri i ka martuar fëmijët pa mos u njohur dhe pa mos u pëlqzer në mes veti, e cila që është në kundërshtim me regullat islame. Sepse sipas rregullave islame të fejuarit duhet të shihen , të pëlqehen në mes vete edhe ate më pëlqimin e prindërive,
Ndërsa sot në kohën tonë ndodhë fatkeqësia tjetër e lirisë pakufijë, ku prindëri nuk kujdest për martesën e fëmijve dhe thotë bën çka të duash etj.
Nuk kryejmë asnjë detyrë nga këto që përmend dhe pastaj pa mbare themi nuk në dëgjojnë.
Xhemat i nderuar në këtë botë egzsitonë një lygj i pandyshueshëm '' çka do të mbillish, atë do ta korish?' me fjalë të tjera sa do të ti edukojshe fënijët tu, aqë edhe ata do të nderojnë ty.
Zoti na udhëzoftë ne rrugën e drejtë.
Afet Beadini
24.12.2010