Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqia ofron edukim cilësor për fëmijët refugjat nga Siria | |
- Turqia ofron edukim cilësor për fëmijët refugjat nga Siria E hëne 10 Nëntore 2014 12:41 Qeveria turke është duke ofruar një gamë të shërbimeve arsimore për më shumë se 150.000 fëmijë refugjatë sirianë, tha ministri turk i Arsimit Kombëtar Navi Avci. "Unë i bëj thirrje gjithë botës që të jenë të ndjeshëm ndaj nevojave të fëmijëve sirianë," tha ministri në një fjalim të mbajur në Konferencën Botërore të UNESCO-s për Arsimin. Avci vuri në dukje se qeveria turke ka luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e arsimimit të fëmijëve refugjatë. Ministri tha gjithashtu se bota mbetet e heshtur, dhe fëmijët e Sirisë vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për mbijetesë. Të paktën 1,5 milionë refugjatë sirianë aktualisht jetojnë në Turqi, dhe qeveria turke ka shpenzuar më shumë se 4.5 miliardë dollarë për ti ndihmuar ata, ka thënë ministri. "Shumë më tepër fëmijë jetojnë në komunitetet pritëse se në kampet e refugjatëve në Turqi. Aktualisht 70,000 fëmijë marrin arsim në kampet speciale, kurse 71.500 të tjerë shkojnë në shkolla jashtë kampeve. " "Megjithatë, vetëm rreth 150.000 prej këtyre fëmijëve janë në gjendje të marrin një arsim cilësor, ndërsa 200.000 prejt tyre kanë nevojë të regjistrohen në shkollë", tha ai. Siria është kapluar nga luftimet pothuajse konstante që kur regjimi nisi një goditje të dhunshme në përgjigje të protestave anti-qeveritare në mars 2011, duke shkaktuar një konflikt i cili ka degjeneruar në luftë civile. Të paktën 100.000 vdekje janë numëruar në konflikt që nga korriku 2013. /mesazhi/:
| |
|