Siria rrëzoi avionin ushtarak turk në lindje të detit Mesdhe të premten, thonë nga zyra e kryeministrit Erdogan të premten. Kjo deklaratë vjen pas paqartësive nëse aeroplani ishte rrezuar nga forcat Siriane apo nga ndonjë shkak tjetër.
“Si rezultat i informacionit të marrë pas vlerësimit nga institucionet përkatëse dhe pas operacioneve të përbashkëta shpëtimi me Sirinë, është kuptuar se aeroplani ynë është rrëzuar nga Siria, “ thonë nga zyra e Erdoganit.
Turqia do të vendose për reagimet e saj pas incidentit pasi të jenë qartësuar të gjitha detajet, thuhej në një deklaratë të bërë pas takimit dy orësh të Erdoganit, kabinetit të tij dhe ushtrisë.
Zyra e tij gjithashtu tha se operacionet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar për pilotet e zhdukur./mesazhi/