Me armëpushimin e arritur në Gaza pas një jave të luftës agresive ndaj saj, tash vëmendja botërore mund të i kthehet ngjarjeve të luftimëve të përgjakshme në Sirin fqinje.
Përderisa vëmendjet kthehen, ato do të gjejnë një konflikt i cili ka ndryshuar dinamikën. Luftëtarët opozitar të cilët tash po kontrollojn pjesën më të madhe të vendit, kanë filluar të marrin nën kontroll edhe qytetet e regjimit. Halepi është vetëm afër kapitullimit pasi që ushtarët çlirimtar kanë hyrë në këtë qytet para katër muajve, e tash vëmendja është përreth Damaskut.
Sulmet ndaj bazës së regjimit javën e kaluar, ato mjaft kanë arritur të zvogëlojnë aftësinë e regjimit, për t'i ndal forcat e opozitës, nga të dyja anët si nga toka dhe nga ajri.
Edhe në politikë opozita vazhdon të marrë njohje, siq janë ato nga Bashkimi Evropian, Britania, Franca, Italia, Turqia dhe vendet arabe, natyrisht, duke iu referuar edhe ndihmave financiare.
Në një konferencë ndërkombëtare në Dubai të mërkurën, kreu i Këshillit Kombëtar Sirian, që është në një ombrellë të grupeve opozitare organizative të Koalicioni Kombëtar, bëri thirrje për një Plan Marshall prej 6 miljard dollar për post-Asadit në Siri.
Ai i bëri thirrje komunitetit të bizneseve arabe dhe ndërkombëtare për të mbështetur zonat plotësisht apo gati plotësisht të çliruara të qyteteve perëndimore të Halepit, Idlib dhe Tal Ubejda.
"Regjimi nuk ka kontroll që një kohë të gjatë dhe nuk do të mbetet shumë gjatë në pushtet," tha ai.
Ndërkohë granatimet dhe bombardimet vazhdojn edhe tani, por duket se regjimi filloi me përdorimin e armëve kimike, dhe madje edhe në raportet e dy ditëve të mëparshme.
Luftëtarët e opozitës në imazhet e mëposhtme tregojnë kutitë me emra si Adamiste, CN të gazit, sarin dhe fosfor.
\mesazhi\Sh.Hulaj