Pamje nga Katedralja e Këlnit në Gjermani
Gjermani: Besimtarët braktisin kishën Më
shumë se pesë vjet pas zgjedhjes së papës gjerman Bendicti XVI, raporti
i gjermanëve ndaj kishës katolike ka ndryshuar dukshëm, në drejtim të
kritikave dhe mosbesimit ndaj saj. Skandali i madh me abuzimin seksual
të fëmijëve në entet katolike dhe veçmas fshehja shumëvjeçare e
veprimeve të tilla e kanë gositur me themel renomenë e kishës, shkruan
gazeta sllovene Dnevnik. Braktisja e kishës katolike nga ana e gjermanëve diku diku ka
marrë përmasa dramatike, transmeton kjo gazetë shkrimin e “Frankfurter
Rundschau”, sipas së cilës vetëm në ipeshkvin e Augsburgut deri nga mesi
i dhjetorit kishës ia kanë kthyer shpinën 11 351 besimtarë. Kjo paraqet
shtim prej afro 4 mijë vetash krahasuar me vitin 2009. Ky qytet i
Bavarisë ka qenë veçmas i gidutur nga fenomeni i tillë, pasi ipeshkvi i
atyshëm Walter Mix, pas shumë vitesh pranoi për abuzimin me fëmijë dhe
mashtrime financiare. Pas kësaj ai u largua nga pozita e ipeshkvit.
Të dhëna të ngjashme vijnë edhe nga pjesë tjera të Gjermanisë.Në
ipeshkvinë e Trierit, që llogaritet si bastion katolik, deri në fund të
muajit nëntor të këtij viti kishën kanë braktisur rreth 7 mijë
katolikë. Lëvizjet e tilla për kishën katolike janë shumë të dhimbshme,
pasi ajo financohet kryesisht nga tatimin kishtar, të cilin e paguajnë
të gjithë pjesëtarët e kishës dhe e cila varet nga lartësia e të
ardhurave (8 deri në 9 për qind të të ardhurave vjetore).
Kritikët e kishës tërheqin vërejtjen se pos skandalit me abuzimin e
fëmijëve, për braktisje masive të kishës ka faj edhe mospërshtatja e saj
me lëvizjet në shoqëri (veçmas qëndrimi për gratë, seksin de
celibatin).
Përfaqësuesit e kishës katolike sa i përket këtyre largimeve masive
presin se njerëzit me kohë do t’i bien pishman, duke tërhequr vërejtjen
njëkohësisht se edhe para këtyre largimeve ka qenë e pranishme tendenca e
tëhuajësimit nga kisha. Ndonëse kisha evangjeliste (katolike) nuk bën
përjashtim sa i përket këtyre tendencave, megjithatë vërehet se
katolikët e dikurshëm po konvertohen në protestantë. Vetëm në Bavari, ta
zëmë, janë regjistruar pesë mijë raste të tilla. Kësaj i ka kontribuar
edhe fakti i zënies në gjendje të alkoolizuar të ish kryetares Këshillit
evangjelist në Gjermani, Margot Käßmann, e cila ishte shumë e
popullarizuar, por pas kësaj humbi shumë në imazhin e saj dhe u detyrua
të braktisë psotin e lartë në Kishën evangjeliste gjermane.
Në Gjermani numri i dy religjioneve më të mëdha të krishtera është
përafërsisht i njëjtë, vjet kanë qenë 24.9 milionë katolikë dhe 24.1
milionë protestantë.
Mirëpo, veçmas në krahinat lindore të Gjermanisë, që deri në momentin
e bashkimit kanë bërë pjesë në bllokun socialist të lindjes, është ende
i madh numri i ateistëve. Në Berlinin disamilionësh, ta zëmë, plot 59
për qind e banorëve nuk janë anëtarë të asnjë komuniteti fetar./koha/