Liga Arabe i kushton rëndësi marrëdhënieve me Turqinë Sekretari
i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa tha se i kushtojnë rëndësi
zhvillimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Ligës Arabe. Duke i bërë një vlerësim vitit 2010 në selinë e Ligës Arabe në
kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, Amr Musa, marrëdhëniet mes Turqisë dhe
vendeve arabe i cilësoi si diplomaci aktive.
Amr Musa tha që Liga Arabe i jep rëndësi Turqisë dhe se zhvilluan
takime me Presidentin Abdullah Gyl dhe Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan
me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe tha se do të sigurojnë
vazhdimin e forumeve turko-arabe dhe vuri theksin në marrëdhënie të mira
mes Turqisë dhe Ligës Arabe./trt/