Bashkimi Evropian ka vendosur që në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, të ndërtojë dy xhami për t’i përmbushur nevojat e muslimanëve.
Mediat njoftuan se BE nga buxheti i saj do të ndajë 15 milionë euro për ndërtimin e këtyre dy xhamive.
Duke patur parasysh krizën ekonomike në Greqi, priten kundërshtime të mëdha nga popullit grek ndaj ndërtimit të këtyre dy xhamive.
Derisa Bashkimi Evropian po shqyrton ndërtimin e xhamive në Athinë, muslimanët e këtij qyteti adhurimin e tyre po e kryejnë në kushte tepër të vështira, duke i shndërruar sallat dhe lokalet në vende të namazit dhe mesxhide.