Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në qarkullim kanali i parë islam në gjuhën italiane Tue 4 Jan 2011 - 10:58 | |
| Ky kanal televiziv do të mbulojë të gjitha lajmet info dhe ngjarjet përkatëse në lidhje me pakicën myslimane të Italisë dhe në lidhje me aktivitetet e qendrave islamike të rajoneve të ndryshme në këtë vend.
Hamze Rikardo, përgjegjës për informim i Unionit të Pakicave Myslimane të Italisë, në lidhje me këtë është shprehur: “Ky union ka vendosur që selia e transmetimit të këtij kanali televiziv të jetë në kryeqytetin e Italisë, në Romë, dhe qysh tash kanë filluar analizat dhe studimet për të siguruar shpenzimet e transmetimit të programeve të këtij kanali televiziv si dhe për sigurimin e të ardhurave të personelit të këtij kanali televiziv”.
Ai ka shtuar: “Unioni i Pakicave Myslimane të Italisë u ka dërguar letër drejtuesve të gjitha qendrave islamike në këtë vend dhe ka kërkuar prej tyre që të japin propozimet dhe sugjerimet si dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë kanal televiziv dhe programet që do të transmetohen”.
Ai, më tutje, ka sqaruar: “Duke pasur parasysh se shumica e myslimanëve të Italisë janë emigrantë të cilët nuk dinë shumë mirë të lexojnë në gjuhën italiane, Unioni i Pakicave Myslimane të Italisë ka vendosur të përqendrohet më shumë në mediet vizive”.
Në vazhdim ai ka thënë: “Ky kanal televiziv për mbulimin e lajmeve, do të ketë disa gazetarë në tërë Italinë dhe, përveç kësaj, do të jetë nikoqir i personaliteteve të dalluara myslimane.” /DI / | |
|